Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dukur në disponim të lartë, kur i shtrëngoi duart me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Bashkë me Kurtin, ishin ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, njofton Klankosova.tv.