Po bëhen gati tri orë prej kur ka nisur takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Të dyja palët me ndërmjetësimin e BE-së janë takuar pas tensionimit të situatës në veri të vendit, pas fillimit të zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të lëshuara ilegalisht nga Serbia.
Para nisjes së takimit, nga Bashkimi Evropian janë publikuar disa pamje nga dhoma ku qëndrojnë si ndërmjetësues Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, së bashku me Vuçiq dhe Kurtin.
Kurti dhe Vuçiq patën takime të veçanta edhe me përfaqësues evropianë, para se të niste takim i i përbashkët.