Pas përfundimit të intervistimi të pesë kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i UP-së “Hasan Prishtina”.
Procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit është bërë nga Këshilli Drejtues.
Ai është zgjedhur me gjashtë vota për.
Kandidatët për këtë pozitë ishin But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova, Qerim Qerimi dhe Ilir Tolaj.
 
                                 
	    	 
		    
 
                                 
                                






