https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pak orë para se të fillojë shqiptimi i gjobave për vozitësit e targave ilegale, Sveçla del me një lutje për qytetarët

Pak orë para se të fillojë shqiptimi i gjobave për vozitësit e targave ilegale, Sveçla del me një lutje për qytetarët
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka lutur qytetarët për bashkëpunim, pak orë para se të fillojë zbatimi i masës për shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë vetura me targat ilegale serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

 

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ju lus të gjithëve për bashkëpunim me përfaqësuesit e shtetit, zyrtarët policorë, solidarizim ndërshoqëror dhe ndërveprim me të gjitha institucionet e vendit tonë të cilët po kujdesen për zbatim të vendimeve tona të drejta. Ne kemi qenë gjithnjë në rrugën e drejtë si popull e shoqëri. As u kemi shkaktuar të tjerëve padrejtësi as i kemi mbështetur ato kur u kanë ngjarë popujve të tjerë. Njëjtë jemi dhe sot. Të gjithë bashkë për vendin tonë, për demokracinë e ligjin tonë!”, ka shkruar Sveçla.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës do të nis me zbatimin e masës për shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë vetura me targat ilegale serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se zbatimi i shqiptimit të gjobave do të filloj gjatë ndërrimit të paradites.

 

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerrë masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës. Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, tha Kelani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

Masa e parë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS, ishte ajo e lëshimit të fletëqortimeve, e cila skadoi me datë 20 nëntor..

 

Poste të ngjashme

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

24/05/2026, 11:36

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të...

Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Përjetë me ty, Aleancë

Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Përjetë me ty, Aleancë

24/05/2026, 11:28

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban kuvendin e saj zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë,...

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12

  Në një reagim publik, Hyseni ka deklaruar se personat e porositur dhe të orkestruar nuk mund ta prishin traditën...

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka akuzuar Komunën e Prishtinës për zhvillim të punimeve të paautorizuara në hapësirën e mbrojtur...

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

Aksident në Fushë-Kosovë, treni godet një veturë

23/05/2026, 16:56

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se një...

Lajmi i fundit

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

24/05/2026, 11:36
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Përjetë me ty, Aleancë

Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Përjetë me ty, Aleancë

24/05/2026, 11:28
Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

Reagon Ekrem Hyseni: “Llapi e llapjanët kryefjalë të tyre e kanë mikpritjen!

23/05/2026, 18:12
Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “Ishulli Urban”

23/05/2026, 18:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv