Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka një lajm të mirë për Podujevën që në orët e para të ditës së sotme.
Jashari ka njoftuar se ginekologu Dr. Rudolf Wiebogen nga Austria ka sjellur një donacion në vlerë prej 40 mijë eurosh.
“Gjinekologu Dr. Rudolf ëiebogen nga qyteti Melk, Austri jep donacion pajisje medicionale per gjinekologji (në vlerë prej 40mijë euro) komunes se Podujeves.
Jam thellësisht mirënjohës Dr. ëiebogen dhe dëshiroj të shpreh falënderimin e thellë për donacionin nga ana e tij të pajisjeve mjekësore për Komunën e Podujevës.
Faleminderit e lutemi për shëndetin tuaj Doktor Rudolf ëiebogen.
Falemnderit Komunës që me kënaqësi të lartë e pranuan donacionin i cili pritet të vijë ditëve në vijim: shkruan Jashari në njoftim./Indeksonline/