https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë mund të mos nisë sivjet

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë mund të mos nisë sivjet
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Shkak janë bërë vonesat e përfundimit të procedurave të prokurimit, është bërë e ditur në një konferencë për media që është mbajtur të enjten nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë të cilës janë prezantuar projektet që do t’i realizojnë bashkërisht në këtë komunë.

U dakorduam me ministrin që për vitin 2023 për komunën tonë të ndihmohet në financimin e realizimit të Stacionit të Autobusëve me një shumë prej 200 mijë euro, me mundësi që të diskutojmë gjatë vitit viskal eventualisht për një rritje dhe sigurisht që edhe për vitin 2024 të ndihmohet në financimin e të njëjtit projekt. Për arye se është një projekt pak më i madh dhe kërkon një periudhë pak më të gjatë për t’u realizuar”, ka thënë Bulliqi.

“Projekti i dytë për çka u morëm vesh me ministrin që të na ndihmojë është rregullimi i stazave për ecje në lokalitetin e Shakovicës dhe në lokalitetin e Kërpimehut. Dhe sigurisht që edhe ne si institucione lokale do të marrim pjesë në financimin e këtij projekti, sikur që edhe për projektin e parë të Stacionit të Autobusëve. Këto janë dy projekte të cilat i planifikuam që bashkarisht t’i vazhdojmë në vitin 2023 dhe në vitin 2024”, ka shtuar Bulliqi.

Edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka theksuar se janë zotuar të përkrahin projekte të ndryshme të cilat janë paraqitur prej kryetarit të Komunës së Podujevës.

“Një prej projekteve ka qenë Stacioni i Autobusëve. Këtë viti kemi rënë dakrod që të vazhdojmë ta mbështesim këtë projekt, një projekt madhor edhe për Kosovën edhe për Podujevën. Besojmë se ky projekt do të përfundojë në vitin 2024 me një pëkrahje të fuqishme të Qeverisë edhe kemi premtuar që do të vazhdojmë projektin e ndërtimit të urave, 3 ura të cilat sot do t’i vizitojmë. Dy janë të kryera, deri në fund të vitit do të kryhet edhe e treta”, ka thënë ministri Damka.

Edhe ai ka thënë se do të ndihmojnë në financimin e ndërtimit të shtigjeve për ecje në Shakovicë dhe Kërpimeh.

Stacioni i Autobusëve ka qenë i planifikuar të nisë sivjet. Arsye e shtyrjes, sipas Bulliqit, janë procedurat e prokurimit.

“Për shkak të një ankese që është bërë nga njëri prej operatorëve është prolonguar paksa në zgjedhjen e punkryesit për këtë projekt. Dhe unë besoj se brenda dy ose tri ditëve do të zgjidhet edhe ky problem, dhe në momentin që ta kemi kontratën do të fillojmë me punë. Nëse do të arrijmë diçka të realizojmë deri në fund të këtij viti, gjithsesi do të punojmë në atë drejtim, varësisht se si do të ecë procesi”, ka thënë ai.

Edhe Bulliqi ka insistuar se Stacioni i Autobusëve do të ndërtohet në afërsi të ish-hotel “Besiana”, edhe pse këtë pronë ia ka kontestura Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Jo nu kemi kurrfarë problemi sa i përket pronës. Ju e dini që është vendimi i Kuvendit, pronar është komuna dhe objekti i Stacionit do të realizohet aty ku është planifikuar, do to thotë në afërsi të ish-hotel ‘Besiana’”, ka theksuar Bulliqi./koha.net

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

16/04/2026, 6:59

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 16.04.2026, do të kryhen punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës

16/04/2026, 6:47

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje, mbrëmë në Prishtinë. Tragjedia ndodhi në mesnatë, në lagjen Dragodan (Arbëria). Burime të...

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve...

Lajmi i fundit

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

Kërcënimet e Kurti me zgjedhje të reja, Sadiku: Goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin

17/05/2026, 13:58
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

17/05/2026, 13:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që u gjet i vdekur në Ferizaj

17/05/2026, 13:16
Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

Deliu Kodra kritikon ashpër Kurtin: Koha për shtetin dhe qytetarët

17/05/2026, 13:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv