https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hyseni: LDK-ja po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia

Hyseni: LDK-ja po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësisë së LDK-së.

Ai ka thënë se reagimi i fundit i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten Osmani nuk ishte demokratik.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hyseni ka thënë se ai reagim kishte shumë komunizëm.

Hyseni ka mohuar se e ka krahasuar presidenten Vjosa Osmani me ish-diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq.

“Një pjesë e njerëzve, e kam përshtypjen, kanë reaguar pa dëgjuar çfarë kam thënë. Unë asnjëherë nuk e kam krahasuar zonjën presidente me Millosheviqin, sepse edhe po të donte, kjo nuk mund të bëhet si Millosheviqi. Unë e kam vënë në fokus të diskursit tim politik fenomenin e krijimit të armiqve pa nevojë”- ka deklaruar ai.

Sipas tij, udhëheqësve të Kosovës nuk u takon që të shpikin armiq.

“Millosheviqi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, organizoheshin të ashtuquajturat mitingje të së vërtetës, duke ia mbushur mendjen popullit serb qysh krejt bota janë armiq të Serbisë. Madje edhe Vatikani. Dhe e dimë ku ka përfunduar Millosheviqi. Dhe kam thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka armiq në Bruksel, nuk është e vërtetë që Borrelli është armik i Kosovës”- ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Hyseni ka deklaruar se reagimi i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten ishte i llojit komunist.

“Ajo që më bëri përshtypje dhe pak më shqetësoi, është rrëshqitja e LDK-së dhe e Lumir Abdixhikut kah një parti komuniste, e cila bën distancime e diferencime”- ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Ai është shprehur i habitur me reagimin e partisë së tij.

“Kaherë nuk kam parë një tekst më të shkurtër, që përmban shumë komunizëm ekstrem. Distancim, ftesë medieve që pse po merreni me Skënder Hysenin, përpjekja për t’ia mbyllur gojën dikujt, domethënë për ta ngulfatur lirinë e fjalës në një vend demokratik. Dhe krejt në fund, distancimi”- ka thënë Hyseni.

Më tej, ai ka treguar se në cilën kohë është vepruar në këtë mënyrë.

Poste të ngjashme

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

27/08/2026, 8:09

Një aksident trafiku i ka marrë jetën tragjikisht të riut nga fshati Bradash i Podujevës, Sherif Hoti. Hoti nuk ka...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

21/08/2026, 9:31

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

17/08/2026, 10:01

Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi...

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

29/07/2026, 9:37

L idhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar duke dënuar ashpër çdo formë të presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve...

Lajmi i fundit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

31/08/2026, 16:49
ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme!

ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme!

31/08/2026, 15:43
Çerdhja e re në Podujevë drejt përfundimit, do të akomodojë rreth 150 fëmijë

Çerdhja e re në Podujevë drejt përfundimit, do të akomodojë rreth 150 fëmijë

31/08/2026, 14:11

“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun për President

31/08/2026, 13:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv