https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Podujeva shënon Ditën e Flamurit me homazhe, manifestim kulturor e sportiv

Podujeva shënon Ditën e Flamurit me homazhe, manifestim kulturor e sportiv
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Me homazhe, manifestim kulturor e sportiv u shënua Dita e Flamurit në Podujevë
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shënua festa e flamurit me aktivitete të ndryshme në Podujevë.
Aktivitetet për shënimin e kësaj dite filluan me ecjen nga “SH.B.A Llapi” përgjatë shtegut Bradash-Guri i Bardhë, e vazhduan me homazhe dhe vendosje të luleve tek shtatorja e Ali Ajetit, shtatorët e katër dëshmorëve dhe tek “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve” në Penuhë.
Në homazhe morën pjesë, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha, gjenerali i FSK-së Naim Haziri, përfaqësues të shoqatave të luftës, drejtorë komunal dhe asamblistë të kuvendit.
Në shënim të kësaj dite u mbajt manifestim kulturor i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Teatrin “Avdush Hasani”, ku kryetari Bulliqi në fjalën para të pranishmëve tha “110 vjet pas shpalljes së pavarësisë, si shqiptarë jemi komb shumë më i fuqishëm, i kemi dy shtete, jemi shoqëri në zhvillim e po avancojmë shpejt.
Nga të dy anët e kufirit na duhet edhe shumë punë për të bërë që Shqipërinë dhe Kosovën t’i bëjmë vende të jetueshme e me mirëqenie, e ëndrrat dhe idealet për të cilat ranë dëshmorët të punojmë fort për t’i realizuar”.
Për historinë dhe përpjekjet e shqiptarëve për të fituar pavarësinë foli profesori i UP, Durim Abdullahu. Pas fjalës së tij, u paraqitën shkolla e kitarës “Mirela”, shka “Flaka e Llapit”, kore të shkollave e recitale të ndryshme për të pasuruar manifestimin kulturor, me këngë, valle e poezi të përgatitura për shënimin e Ditës së Flamurit.
Gjithashtu u mbajt turneu në futboll të vogël mes klubeve sportive në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” nga grupmoshat e reja.

Poste të ngjashme

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18

Një rast që ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe menaxhimin e armëve zyrtare ka ndodhur në Prishtinë, ku hajnat kanë...

Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02

Një grabitje e organizuar që ngjan me skenar filmash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59

Çmimet e naftës shënuan rënie, mes zhvillimeve të reja në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje...

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve...

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa...

Lajmi i fundit

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18
Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv