Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Ibrahim Rugova e kishte prezantuar flamurin dardan sepse dëshironte ta përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës.
Sipas tij ka qenë e pamundur që dy shtete të kenë një flamur.
“Dy shtete nuk mund të kishin një flamur, Rugova po e përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti në T7.
Ai ka thënë se koha e ka dëshmuar që titistët dhe marksist-leninistët nuk e donin shtetin e Kosovës.
“Shteti i Kosovës dhe 28 Nëntori nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Këtu nuk ka kundërshti, mund të jesh edhe shqiptar edhe kosovar”, ka thënë Hamiti.
Sipas tij, Rugova e ka dashur shumë 28 Nëntorin.