https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Daçiq ankohet pë lajmin e vizave për Kosovë

Daçiq ankohet pë lajmin e vizave për Kosovë
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina me vendimin për fillimin e liberalizimit të vizave, sepse siç thotë ai, është Qeveria në Kosovë që paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal sepse bën lëvizje të njëanshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Daçiq thekson se kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, tregon se nuk ka autoritet dhe se ka standarde të dyfishta.

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Ai shtoi se ky nuk është mesazh i mirë për t’u dërguar.

Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë. Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Daçiq.

Ai shtoi se nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha është dëgjuar se lëvizjet e Prishtinës janë absolutisht të papranueshme dhe theksoi se është kundërproduktive që Prishtina të shpërblehet për këtë gabim.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke e BE-së tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Post Views: 390

Poste të ngjashme

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11/09/2025, 17:55

Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...

Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

11/09/2025, 14:00

Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një...

Edi Rama shpall qeverinë, disa ministra vazhdojnë punën, disa vijnë të ri – emrat

Edi Rama shpall qeverinë, disa ministra vazhdojnë punën, disa vijnë të ri – emrat

11/09/2025, 12:37

Kryeministri Edi Rama po shpall publikisht përbërjen e qeverisë së re pasi socialistët fituan mandatin e katërt në zgjedhjet e...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

10/09/2025, 21:59

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë...

Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona

Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona

08/09/2025, 10:01

Ragip Gila dyshohet të jetë autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur. ABC News ka...

Lajmi i fundit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

18/09/2025, 19:59
Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Osmani udhëton javën e ardhshme në SHBA

18/09/2025, 18:08
Sveçla: Armatimi i sotëm u gjet në pronën e “Gandit”, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

Sveçla: Armatimi i sotëm u gjet në pronën e “Gandit”, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

18/09/2025, 13:53
Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

18/09/2025, 13:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv