https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Reagimet e opozitës për vrasjen e gruas shtatzënë

Reagimet e opozitës për vrasjen e gruas shtatzënë
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kanë nisur reagimet nga zyrtarët institucionalë dhe të partive politike për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit.

“Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se mision parësor duhet të jetë luftimi i dukurisë së dhunës ndaj grave. Ai shkroi nëpërmjet një komunikate se kjo dukuri ka marrë karakter nacional.

“Sërish një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz. Kjo më s’është gjendje normale; e ne nuk mund të normalizojmë vetëm me reagime këtë alarm nacional që na shpërfaqet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme para sysh tani nga dy herë në javë. Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtë të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot”, shkroi Abdixhiku.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me vrasjen.

Ai ka thënë se nevojitet mobilizim i shoqërisë që të parandalohen raste të tilla.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore. Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Poste të ngjashme

Suspendohen dy policë në Tiranë, pas videos së dhunës ndaj një të riu

Suspendohen dy policë në Tiranë, pas videos së dhunës ndaj një të riu

16/10/2026, 16:41

Policia e Shtetit në Shqipëri ka pezulluar menjëherë nga detyra dy punonjës policie, pasi në rrjetet sociale është publikuar një...

Ky është emri i veçantë që Mozziku ia la djalit

Ky është emri i veçantë që Mozziku ia la djalit

16/10/2026, 16:21

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka ndarë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të tij, Oz. Përmes...

Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë

Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë

16/10/2026, 15:48

Dy aksidente trafiku janë raportuar në rrugën Prishtinë–Podujevë. Aksidenti i parë ka ndodhur në Lupç, ndërsa tjetri në Penuhë. Deri...

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

16/10/2026, 15:18

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat e të cilit, pas një pritjeje...

Rrustem Mustafa: Pasuritë e krijuara përmes krimit e korrupsionit duhet konfiskuar

Rrustem Mustafa: Pasuritë e krijuara përmes krimit e korrupsionit duhet konfiskuar

16/10/2026, 8:12

  Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’rendi dhe ligji’’,...

Lajmi i fundit

Suspendohen dy policë në Tiranë, pas videos së dhunës ndaj një të riu

Suspendohen dy policë në Tiranë, pas videos së dhunës ndaj një të riu

16/10/2026, 16:41
Ky është emri i veçantë që Mozziku ia la djalit

Ky është emri i veçantë që Mozziku ia la djalit

16/10/2026, 16:21
Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë

Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë

16/10/2026, 15:48
Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

16/10/2026, 15:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv