https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja te Gjinekologjia: Fjalët e fundit që gruaja shtatzëne ia tha dorasit para se ai ta qëllonte

Dyshohet se gruaja te Gjinekologjia u vra me dy plumba në kokë

Sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që e tronditi opinionin.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan Klan Kosova.

Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.

“Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zyrtarja e për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e konfirmoi edhe vetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Post Views: 227

Poste të ngjashme

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Arrestohet nënkryetarja e komunes, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

18/09/2025, 8:07

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një...

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së),...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Lajmi i fundit

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Arrestohet nënkryetarja e komunes, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

18/09/2025, 8:07
Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv