https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka realizuar vizitë studimore në Bashkinë e Shkodrës

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka realizuar vizitë studimore në Bashkinë e Shkodrës
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Anëtarët e kuvendit komunal të Podujevës, të prirë nga kryesuesi Hilmi Hoxha, po qëndrojnë për vizitë studimore në Bashkinë e Shkodrës ku u pritën nga kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia, kryetarja e këshillit të Bashkisë, Brisela Kadia dhe anëtarët e Këshillit të Bashkisë.
Kryetari Spahia, tha se është kënaqësi e veçantë të mirëpres, përfaqësuesit e kuvendit komunal të Llapit, siç njihet edhe si një ndër zonat më të rëndësishme të shqiptarisë.
Ne edhe pse jemi pjesëtarë të dy shteteve të ndryshme me ndarje administrative, ne gjithmonë jemi një komb i lidhur shpirtërisht e vllazërisht, ku pas shumë përpjekjeve e dekada luftërash, pas gjithë sakrificave nga breza të tërë, ne sot gëzojmë këto ditë lirie e bashkëpunimi me vendet shqipfolëse kudo qe janë.
Kryetari Spahia, foli për historinë e qytetit të Shkodrës, me theks të veçantë foli për kulturën, arsimin dhe turizimin, e ku u shpreh që Bashkia e Shkodrës është gjithmonë e hapur dhe e disponueshme për të bashkëpunuar me qëllim të rritjes së kontaktit për projektet e përbashkëta që synim kanë qytetarët e vendit.
Kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, falënderoi kryetarin dhe gjithë menaxhmentin për pritjen vllazërore që i bën, duke folur për lidhjen emocionale të shqiptarëve që kanë për njëri tjetrin. Krysuesi Hoxha gjithashtu prezantoi komunën e Podujevës duke folur për karakterstikat e përgjithshme në të gjitha sektoret, ku u shpreh i gatshëm që komuna e Podujevës të ndërtojë urat e bashkëpunimit me të gjitha vendet shqipfolëse.
Kryetarja e këshillit të Bashkisë, Brisela Kadia, duke u uruar mirëseardhje, u shpreh e lumtur që përmes krijimit të kontakteve dhe vizitave të tilla do të bëhet shkëmbimi i përvojave të mira nga dy qytetet. Brisela foli për sistemin e këshillit të Bashkisë duke diskutuar edhe me anëtarët e komunës së Podujevës për funksionimin e kuvendit komunal.
01.12.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Poste të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

16/03/2026, 8:16

Sot në orët e hershme të mëngjesit dy persona të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri ku si pasojë...

Fitore e rëndësishme e vajzave të KV Llapi në Prishtinë

Fitore e rëndësishme e vajzave të KV Llapi në Prishtinë

16/03/2026, 8:11

  Vajzat e KV Llapi kanë shënuar një fitore të rëndësishme në Prishtinë, në kuadër të xhiros së XV të...

Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim

Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim

16/03/2026, 7:59

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Bëhet...

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16/03/2026, 7:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet...

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

15/03/2026, 23:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

16/03/2026, 8:16
Fitore e rëndësishme e vajzave të KV Llapi në Prishtinë

Fitore e rëndësishme e vajzave të KV Llapi në Prishtinë

16/03/2026, 8:11
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim

Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim

16/03/2026, 7:59
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16/03/2026, 7:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv