https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mërgim Lushtaku ia tregon një “mesele” Xhelal Sveçlës, atij nuk i pëlqen krahasimi: Nuk kom vakt për mesele unë

Mërgim Lushtaku ia tregon një “mesele” Xhelal Sveçlës, atij nuk i pëlqen krahasimi: Nuk kom vakt për mesele unë

Në Komisionin për Administratë Publike, është  duke u shqyrtuar Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Pagat në sektorin publik.

Në këtë Komision është duke marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Reporteri.net.

Nga Partia Demokratike kanë thënë se nuk kanë votë pro këtij projektligji. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se me këtë projektligj Qeveria po i “shkatërron” shërbyesit civilë.

“Me këtë projektligj po i shkatërroni dhe po e them me metaforë po i përdhunoni të gjithë shërbyesit civilë. Tregona sa grupe punuese i keni pasë për hartimin e këtij projektligji, a e kanë kundërshtu shërbyesit civilë”, tha Lushtaku.

Ai tregoi edhe një mesele me një ministër, që Sveçlës nuk i pëlqeu.

“Në një kohë kur gjyshi i tregon nipit për luftën e Dytë Botërore,  si kanë shpëtuar dhe i thotë disa i pushkatojshin disa i përdhunojshin. Nipi e pyet, po ty gjysh a të pushkatuan a të përdhunuan, gjyshi tha mu më pushkatuan. Edhe ti me këtë ligj bashkë me qeverinë i keni pushkatuar nëpunësit publikë. Kemi shkelje flagrante të drejtat e nëpunësve publikë”, tha Lushtaku.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E Sveçla u përgjigj se nuk ka “vakt për mesele” .

Unë me të tregu të drejtën nuk kom vakt për mesele. Derisa ne jemi në qeverisje  administrata publike duhet me punu. Nuk do të ketë vakt për mesele. Unë kam qenë deputet. Deputetët e kanë pak atë luks, por me i karakterizu administratën publike si një prej grupeve më të rëndësishme të shoqërisë tonë nëpër mesele edhe fyese mendoj që nuk është e drejtë. Nuk është në rregull as me keqpërdorë tragjedinë, jo vetëm familjare por edhe shoqërore. Nuk është e çuditshme. Sa i takon çështjes në fjalë karrierë nuk është betonimi i disa personave nëpër pozita të caktuara dhe mbajtja e tyre me çdo kusht. Karrierë është zhvillimi i individit e profesionistit, zhvillim i vazhdueshëm dhe në rastet kur ka ngecje në këtë zhvillim, e mos të flasim për keqpërdorim atëherë ai nuk mund të falë për karrierë. Askujt nuk ia kemi ndalë karrierën, por duhet ta hekim këtë betonim, kur dikush fiton një pozitë dhe pastaj në këtë pozitë pavarësisht ngecjeve në rezultate edhe betonohet. Administrata nuk është duke performu kënaqshëm për sfidat dhe me të cilat shteti ynë po ballafaqohet”, tha Sveçla.

Poste të ngjashme

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Lajmi i fundit

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv