Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron këto momente në familjen e shtatzënës së vrarë, Hamide Magashit, në Lugaxhi të Lipjanit, raporton Indeksonline
Gruaja shtatzënë e cila është vrarë para dy ditësh para Klinikës së gjinekologjisë, është varrosur dje në varrezat e fshatit.
Në varrim morën pjesë qindra qytetarë, ndër to edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se shtatzëna është qëlluar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Dorasi, Sokol Halili ka bërë dje vetvrasje, gjatë negocimit me forcat policore, në Shtime. /Indeksonline/