https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ky është komandanti i Policisë në Lipjan që ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra në QKUK

Ky është komandanti i Policisë në Lipjan që ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra në QKUK

Hamide Magashi, viktima e aktit makabër që tronditi mbarë vendin ishte nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës. Konkretisht, nën mbrojtjen e Stacionit Policor në Lipjan.

IPK ka rekomandon suspendimin e Naser Sinanit, komandantit të këtij stacioni. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në njoftimin e IKP.

IKP rekomandon suspendimin e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, një rreshteri dhe dy hetuesve

I njëjti të enjten nuk ka dashur të komentojë rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

“Jam jashtë, thirrne zyrën për media” tha shkurt ai dhe e mbylli telefonin duke mos dhënë përgjegjësi për vrasjen e gruas dhe fëmijës më barkun e saj.

E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.

“Për çdo informatë i drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha Sinani shkurt duke e mbyllur telefonin.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

FOTO Komandanti, Naser Sinani:

Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.

“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra brutalisht, Komandanti Naser Sinani e mbyll telefonin

Çfarë thoshte Gjykata e Ferizajit?

Nga ana tjetër, gjykatësi që kishte dënuar vetëm me 300 euro gjobë Sokol Halilin edhe pse kishte edhe dy raste tjera në gjykatë, thotë se nuk ka qenë në dijeni.

ADVERTISEMENT

Gjykatësi në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Sahit Krasniqi i kishte shqiptuar dënim prej 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.

“Dënim me gjobë, pasi që është mbajtës i familjes dhe ka gjendje të rëndë ekonomike”, kjo është njëra ndër arsyetimit në aktgjykimin ndaj Sokol Halilit kur u dënua vetëm me gjobë për armë ani pse gjatë kësaj periudhe Gjykata ishte në dijeni se ndaj tij është ngritur edhe një aktakuzë për kanosje e ka urdhër që të mos i afrohet ish-gruas.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar gjyqtarin e procedurës, Sahit Krasniqi i cili ka sqaruar se pse e ka dënuar vetëm me gjobë prej 300 euro.

Sipas tij, ligji në fuqi përcakton dënimin me këtë shumë pasi që arma nuk ka qenë e vërtetë por me gaz.

“Ajo ka qenë armë më gaz, nuk ka qenë armë e vërtetë. Pa fishek pa predha.” Dispozita e akuzës ka qenë për armëmbajtje pa leje. Ai armën nuk e ka përdorur, atij iu ka gjetë arma”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

I pyetur se a ka qenë në dijeni për veprat e të dyshuarit në të kaluarën, Krasniqi thotë se nuk e ka ditur për rastet e tjera dhe sipas tij në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj nuk ka pasur rast tjetër.

“Nuk kam qenë në dijeni për rastet e tjera. Në departament të Krimeve të Rënda nuk ka pasur rast tjetër në emër të tij. Unë i marr parasysh të gjitha. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të më anulohet ndonjë aktgjykim sepse I analizoj shumë gjërat”, deklaroi ai për Insajderin.

Foto Gjykatësi Sahit Krasniqi:


Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sahit Krasniqi, arma i ishte konfiskuar në mënyrë të përhershme.

“Konform nenit 366, par .3 të KPRK-së, një pistoletë me gaz DUAL, me numër serik EJ1…. me kalibër 9mm, prodhim i Turqisë si dhe një karikator, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme”, thuhet në aktgjykim.

Poste të ngjashme

Viva Fresh në Lluzhan, demantojnë lajmin për mashtrim me çmime (Video)

Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store, në mungesë e kushteve elementare për punëtorë

03/12/2025, 13:38

Inspektorati i Punës ka mbyllur super marketin VIVA FRESH Store në Vushtrri. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arsyeja...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Rrahje mes katër personave, pësojnë lëndime të rënda trupore

03/12/2025, 11:00

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё, pas dyshimeve se ishin përfshirë në një rrahje, gjatë...

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

03/12/2025, 10:41

Shtatë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur dje në...

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

03/12/2025, 10:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar sërish Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, me dy...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Suspendohen edhe shtatë policë tjerë lidhur me dyshimet se keqtrajtuan dy qytetarë që ishin në ndalim në Podujevë

02/12/2025, 18:48

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar edhe shtatë policë të tjerë lidhur me rastin e dyshimit për keqtrajtim në Stacionin...

Lajmi i fundit

Viva Fresh në Lluzhan, demantojnë lajmin për mashtrim me çmime (Video)

Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store, në mungesë e kushteve elementare për punëtorë

03/12/2025, 13:38
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Rrahje mes katër personave, pësojnë lëndime të rënda trupore

03/12/2025, 11:00
Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

03/12/2025, 10:41
Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

03/12/2025, 10:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv