https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdekja e mistershme e mërgimtarit në Serbi: Familja tërheq kufomën, autopsia do të kryhet në Norvegji

MPJD për vdekjen e Artan Zymberit në burgun e Serbisë: Po përpiqemi të marrim informata, por s’kemi konfirmim mbi rastin

Në mënyrë të mistershme ka vdekur 28-vjeçari mërgimtar Artan Zymberaj. Familja e të ndjerit ka tërhequr nga Serbia trupin e pajetë të mërgimtarit dhe kanë vendosur që autopsinë t’ia bëjnë në Norvegji. Një familjar i 28-vjeçarit i tha sot Gazetës Express se autoritetet serbe i dhanë dy versione për vdekjen e tij, njëri ka të bëjë me ulçerë (i thati në lukth), e tjetri prej zemrës. Zyrtarisht Kosova ende nuk ka informacione për vdekjen e mërgimtarit, anipse kanë kërkuar shpjegime nga Beogradi.

Familja ka hedhur dyshime se 28-vjeçari e gjeti vdekjen në Serbi për shkak të tatuazheve që i kishte në trupin e tij.

“Ne mendojmë se kjo erdhi pasi Artani ka pas tatuazhe me Adem Jasharin, makinën me shqiponjë, u kanë i rritun e i lindur në Norvegji por tërë kohën e ka tërheq Kosova e Shqipëria”, tha për Gazetën Express ky familjar i të ndjerit që kërkoi të mos përmendet me emër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kufoma e Artanit pritet të mbërrijë në Norvegji sonte rreth orës 21:00, ndërsa komuniteti shqiptar atje është duke planifikuar protesta.

Po ashtu familja ka vendosur që autopsia t’i bëhet të ndjerit në Norvegji.

“Familja e ka marrë kufomën, pak më parë bisedova me familjarët ma merr mendja që diku në orën 21:00 mbërrin në Norvegji. I pyeta a e kanë çel kufomën, i kanë thënë mundesh me çel por s’kanë mundur (për shkak të gjendjes emocionale). Nuk ju kanë bë problem për tërheqjen e kufomës. Vetëm e dimë kur na kanë lajmëru që ka vdekë kanë thënë natyrshëm, se i ka dalë një i thati në lukth, vetëm kaq e dimë, njëherë kanë thënë prej zemrëss. Tjetër asgjë nuk dimë. Ne mendojmë me ardhë kufoma, me bo autopsinë në Norvegji, me bë varrimin në Norvegji dhe me fillu me gjitha proceset që ekzistojnë. Për këtë rast janë shumë të interesuar edhe gazetarët në Norvegji”, tha ky familjar i mërgimtarit për Gazetën Express.

I pyetur se pse ka qëndruar në burg Artani, ai tha se është zënë me disa medikamente, por i njëjti ka pasur që të transferohej në Norvegji në janar të vitit të ardhshëm.

“Thonë se e kanë zënë me disa medikamente, ato shiten në Kosovë e Serbi e Shqipëri. Në burg në Sremska Mitrovica ka nejt në Serbi që rreth 1 vit, ka pas me u transferu në janar në Norvegji”, shtoi ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai tha se gjendja emocionale e familjes është shumë e rëndë dhe se për vdekjen e Artanit janë njoftuar nga prifti në Norvegji e më pas lajmi është dhënë edhe në gazetat atje.

“Artani pritet me u varros në Norvegji. Gjendja emocionale shumë e keqe, jemi të tronditur. Janë duke u përgatitë me bë protesta në Norvegji, shqiptarët. Nga prifti e kanë marrë lajmin, familjari juaj ka ndërru jetë ia ka kumtuar ai familjes. E kanë qitë nëpër gazeta”, përfundoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë për Gazetën Express se për rastin është informuar me 2 dhjetor dhe kanë kërkuar sqarime nga Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë por akoma nuk kanë marrë informata.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, është shprehur MPJD për Express.

ADVERTISEMENT

Në përgjigjen e MPJD-së thuhet se “misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e  Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”.

Gjithashtu MPJD ka theksuar se “mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”.

Aktualisht rrethanat e vdekjes së të riut mbesin mister./Gazeta Express

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Lidhur me këtë, Sinjali...

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26
EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv