https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj katër personave – mashtruan 242 bashkatdhetarë nga Gjermania dhe Zvicra duke ju shitur bileta të rrejshme

Aktakuzë ndaj katër personave – mashtruan 242 bashkatdhetarë nga Gjermania dhe Zvicra duke ju shitur bileta të rrejshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.K., A.B., S.Z. dhe N.H., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa ndaj të pandehurit M.K., po ashtu për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit nga viti 2020, në vazhdimësi e deri më 4 gusht 2022, përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet sh.p.k”, pas një marrëveshjeje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh (242 tani të dëmtuar).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit i kanë nxitur bashkatdhetarët që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre përmes paraqitjes së fakteve të rreme në atë mënyrë që, i pandehuri M.K., si pronar, kurse A.B., si menaxher i agjencisë së lartcekur, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e Gjermanisë dhe atë të Zvicrës për në Prishtinë dhe anasjelltas, të cilët përmes reklamimit në websajtin e tyre dhe sms-ave u kanë dërguar të dëmtuarve oferta joshëse për blerje të biletave fiktive me një çmim më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime nuk janë realizuar asnjëherë ngase nuk kanë qenë të planifikuara e as të rezervuara apo të konfirmuara në sistemin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, e as të atyre të Gjermanisë dhe të Zvicrës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kurse të pandehurit S.Z dhe N.H., përmes një marrëveshjeje (kontratë interne, e pa noterizuar) të nënshkruar me të pandehurin M.K., kanë krijuar një xhirollogari bankare në një bankë në Lucern të Zvicrës, të cilët në këmbim të një kompensimi prej 4 Euro për çdo transaksion kanë mundësuar shitjen e biletave fiktive të dëmtuarve në emër të agjencisë, ku pastaj mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre biletave, prej qindra mijëra eurosh, i kanë transferuar në xhirollogaritë bankare të agjencisë në Prishtinë dhe në llogari tjera të pandehurit M.K., kurse shumën prej 26,000.02 CHF i kanë transferuar në llogarinë bankare e të pandehurit N.H., çka me këtë të dëmtuarve, u kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 165,246.00 €, si dhe 56,981.00 CHF”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i pandehuri M.K., nga viti 2020 e deri më 6 maj 2022, në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist, respektivisht Agjencionit turistik “Prishtina Jet Sh.p.k”, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që pas një kontrolli të bërë në lokalin e tij nga ana e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, është konstatuar se i pandehuri ka deklaruar rrejshëm të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij tek organet kompetente, respektivisht te ATK-ja, për periudhën e lartcekur kohore, çka me këtë ka bërë shmangie tatimore dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 24,928.38 €.

ADVERTISEMENT

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë, po ashtu, ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga veprat penale, dhe atë shuma prej 35,000.00 CHF, 4,026.00 €, një veturë e tipit “Shkoda” e vitit 2017, shuma prej 165,246.00 € dhe 56,981.00 CHF, si dhe të pandehurit të URDHËROHEN për kompensimin e dëmit të shkaktuar të dëmtuarve sipas fletëpagesave/provave materiale të këtij rasti penal”, njofton Prokuroria.

Post Views: 255

Poste të ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

17/10/2025, 7:13

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të dërguara në...

Alisa Jetullahu – Gruaja më e votuar në LDK, lë pas figura të njohura të partisë në Podujevë

Alisa Jetullahu – Gruaja më e votuar në LDK, lë pas figura të njohura të partisë në Podujevë

16/10/2025, 21:27

    Sipas votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Alisa Jetullahu është shfaqur si gruaja...

Adelina Stublla – Lidere me më së shumti vota deri më tani në Podujevë

Adelina Stublla – Lidere me më së shumti vota deri më tani në Podujevë

16/10/2025, 21:24

Me votat e numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Adelina Stublla po udhëheq bindshëm në garën për Asamblenë Komunale...

Dy kandidatët më të votuar nga Unioni i Blakçorëve

Dy kandidatët më të votuar nga Unioni i Blakçorëve

16/10/2025, 16:57

Sipas rezultateve, Gentrit Arifi ka marrë gjithsej 726 vota, ndërsa Deniza Arifi ka siguruar 537 vota, duke u dalluar për...

Rezultatet e fundit nga numërimi: Top 5-ja që po i prin listës së PDK-së në Podujevë

Rezultatet e fundit nga numërimi: Top 5-ja që po i prin listës së PDK-së në Podujevë

16/10/2025, 16:45

Rezultatet e fundit nga numërimi: Top 5-ja që po i prin listës së PDK-së në Podujevë

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

17/10/2025, 7:13
Alisa Jetullahu – Gruaja më e votuar në LDK, lë pas figura të njohura të partisë në Podujevë

Alisa Jetullahu – Gruaja më e votuar në LDK, lë pas figura të njohura të partisë në Podujevë

16/10/2025, 21:27
Adelina Stublla – Lidere me më së shumti vota deri më tani në Podujevë

Adelina Stublla – Lidere me më së shumti vota deri më tani në Podujevë

16/10/2025, 21:24
Dy kandidatët më të votuar nga Unioni i Blakçorëve

Dy kandidatët më të votuar nga Unioni i Blakçorëve

16/10/2025, 16:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv