https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Paralajmërohet rritja e çmimit edhe për grumbullimin e mbeturinave

Paralajmërohet rritja e çmimit edhe për grumbullimin e mbeturinave
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS” ka vlerësuar nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave në nivel vendi.

“Referuar situatës së ngritjes së çmimeve dhe sipas vlerësimeve financiare në ndërmarrjet publike të shërbimit të mbeturinave, kompanitë në fjalë po kalojnë situatë të rëndë financiare duke marrë parasysh rritjen e përgjithshme të çmimeve në të gjithë sektorët dhe respektivisht shpenzimet operative si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si edhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë më dt. 02.12.2022 për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në vlerë rreth 37 % mbi tarifën aktuale për vitin 2023 (ose 2 euro në ton për mbeturinë) dhe me rritje progresive për secilin vit pasues sipas njoftimit prej qeverisë”, thuhet në njoftim.

Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave ndikojnë drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë. Njëherësh, duke marrë parasysh vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave dhe rritjen e çmimeve për lëndë djegëse dhe në kategori të caktuara, kjo situatë i pozicionon të gjitha ndërmarrjet publike të mbeturinave në nivel vendi në vështirësi financiare që nënkupton kufizimin e plotë të ndërmarrjes për të realizuar operim të sigurt në bartje të mbeturinave, investime në ndërmarrje, mirëmbajtje efektive të aseteve operative të ndërmarrjes si dhe rrezikon punën e të gjithë punëtorëve që punojnë në këto ndërmarrje.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Githashtu PAMKOS thekson se si rezultat i borxheve të akumuluara që qytetarët kanë ndaj KRM- ve, kompanitë po përballen me gjendje jo të mirë financiare, për më tepër, me sfida në operim dhe mbulimin e të gjitha kostove për kryerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave dhe pagesave për deponimin apo mirëmbajtjen e deponive komunale të cilat penalizojnë funksionimin e rregullt të tyre.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Andaj, si asociacion i Kompanive publike për menaxhimin e mbeturinave, i bëhet thirrje komunave të Kosovës, që të përkrahen financiarisht kompanitë e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave si dhe të ndryshojnë tarifat e shërbimit të mbeturinave.

ADVERTISEMENT

“Ndërmarrjet e mbeturinave aktualisht operojnë me statutin për ndërmarje publike me vetë financim dhe kjo situatë e krijuar me rritje enorme të çmimeve të lëndës djegëse dhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në deponi sipas vendimit të qeverisë, adresojnë nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës për grumbullimin e mbeturinave apo të subvencionojnë në tërësi diferencën e rritjes së shpenzimeve, me qëllim moscënimin financiar të kompanisë që afekton me pasoja të mosoperimit efikas, ndikim në mjedis dhe mirëqenien e qytetarëve” thekson në fund Beu Muçaj në komunikatën e drejtuar kryetarëve të komunave dhe medieve.

 

Poste të ngjashme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Vrasje e rëndë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

25/10/2026, 23:09

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Pas rastit...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një motoristi

25/10/2026, 19:26

Podujevë, 25 tetor – Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë...

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

25/10/2026, 17:16

Një kosovar është arrestuar në Izmir të Turqisë. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bëhet fjalë për fjalë për Valmir Berishën....

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

25/10/2026, 16:40

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin e lartë. Sot në pikat për shitjen e karburanteve në...

Përditësimi i fundit: Deri në tri orë po zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare

Përditësimi i fundit: Deri në tri orë po zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare

25/10/2026, 16:03

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës....

Lajmi i fundit

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Vrasje e rëndë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

25/10/2026, 23:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një motoristi

25/10/2026, 19:26
Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

25/10/2026, 17:16
​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

25/10/2026, 16:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv