https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konjufca e akuzoi Blerim Isufajn se nuk po vepron në Veri, reagon Prokuroria Speciale

Konjufca e akuzoi Blerim Isufajn se nuk po vepron në Veri, reagon Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ku thoshte se Kryeprokurori dosjen për veriun e ka në sirtar që nga shtatori i vitit të kaluar por që s’është ndërmarrë asnjë veprim.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se prokurorët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë hënë të gjitha autorizimet e nevojshme për policinë që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, përfshirë edhe arrestimet sipas urdhër arresteve të lëshuara për të gjithë personat që janë të dyshuar në këto dosje hetimore.

Nga PS thonë se prokuroria udhëheq hetimet dhe mbikëqyr punën e policisë gjatë hetimit, derisa në bazë të urdhërave dhe autorizimeve të prokurorisë ndërmerren veprimet e tjera të organeve hetimore të policisë.

Tutje në reagim thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka trajtuar raste që kanë ndodhur në veri të Kosovës, nga të cilat ka pasur edhe arrestime, aktakuza e shqyrtime gjyqësore dhe disa raste janë edhe raste të shënjestruara nga ekipi që drejton Kryeprokurori.

Reagimi i plotë:

Lidhur me deklarimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, të datës 8 dhjetor 2022 në Radiotelevizionin Dukagjini, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me qëllim të informimit të drejtë e të saktë të opinionit publik e vlerëson të nevojshme të jap sqarimin si më poshtë:

PSRK si autoritetet kompetent për hetimin e veprave penale, në grupin e të cilave bëjnë pjesë edhe vepra penale të cilat janë kryer në pjesën veriore të Kosovës siguron opinionin publik se për këto raste prokurorët kompetent kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi, duke ju dhënë autorizimet e nevojshme policisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, përfshirë edhe arrestimet sipas urdhër arresteve të lëshuara për të gjithë personat që janë si të dyshuar në këtë dosje hetimore. Siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi prokuroria i udhëheq hetimet dhe mbikëqyrë punën e policisë gjatë hetimit, ndërsa veprimet tjera në bazë të urdhrave dhe autorizimeve të prokurorisë ndërmerren nga organet hetimore të policisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

PSRK njofton publikun e gjerë, se prokuroria për punën e saj nuk bën deklarata publike për veprimet hetimore që ndërmerr për rastet që ka në hetime, e këtë nuk e ka bërë as kur vet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës personalisht ka dal në vendin e ngjarjes kur janë sulmuar policia e Kosovës në veri, sepse konsideron se sundimi i rendit dhe ligjit në secilin cep të vendit, është qëllimi i punës së prokurorisë, e jo publikimi i veprimeve hetimore të asnjë rasti hetimor.

Megjithatë për hir të njoftimit të drejtë, PSRK njofton se ka trajtuar shumë raste penale që kanë ndodhur në veri të Kosovës, disa prej të cilave kanë rezultuar me arrestime, aktakuza, dhe shumë prej tyre janë ende në shqyrtime gjyqësore, e disa prej këtyre rasteve janë të shënjestruara nga Ekipi i Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve te Rënda të cilin e udhëheq Kryeprokurori i PSRK-së.

Në fund, dëshirojmë të theksojmë fuqishëm, se PSRK është tërësisht e angazhuar për të siguruar që të gjitha rastet penale në kompetencë ligjore të prokurorisë, të trajtohen në mënyrë profesionale dhe me efikasitetin më të lartë dhe i fton të gjitha institucionet që të përmbahen nga deklarimet rreth rasteve penale, veçanërisht ato që janë në fazën e hetimeve, sepse deklarime të tilla përveç se dëmtojnë imazhin e prokurorisë në sytë e publikut, por jo vetëm, mund të krijojnë pasiguri për qytetarët dhe inkurajim për të gjithë personat e përfshirë në aktivitete të kundërligjshme kriminale.

Poste të ngjashme

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

08/11/2025, 16:40

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare...

Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

08/11/2025, 16:25

Policia greke po heton mbi rastet e zhdukjeve të ndodhura ditët e fundit në Athinë, për të hedhur dritë mbi...

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

08/11/2025, 10:20

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Haxhi Zeka” të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

Lajmi i fundit

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

08/11/2025, 16:40
Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet

08/11/2025, 16:25
Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

08/11/2025, 10:20
Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv