https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Sveçla: Kryeministri e kryetari i Gjykatës Supreme do të kenë koeficientin e njëjtë të pagës

​Sveçla: Kryeministri e kryetari i Gjykatës Supreme do të kenë koeficientin e njëjtë të pagës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me projektligjin për pagat në sektorin publik, do të adresohet dallimi i madh mes pagës së lartë dhe të ulët. Sipas tij, kjo nismë ligjore synon reformimin e administratës publike, për çka u zotua se ky është prioritet i qeverisë.

Në shqyrtimin e parë të këtij projektligji, Sveçla ka shtuar se për herë të parë do të adresohet problemi i pazgjidhur për dy dekada të çështjes së pagave në sektorin publik.

“Drejt synimit për një administratë profesionale, Ligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik nuk mund të shihen si të ndarë. Vetëm bashkëveprimi i tyre i mirëfilltë është në shërbim të qëllimit të tyre kryesor, reformës së domosdoshme në administratën publike. Përderisa, me projektligjin për Zyrtarët Publik, zyrtarin publik e vendosim në qendër, përmes projektligjit për Paga, kompensojnë dinjitetshëm shërbimin ndaj shtetit dhe publikut. Mbrojtja dhe shpenzimi brenda kornizave ligjore i parasë publike është parim kyç me të cilët duhet të udhëhiqemi në të gjitha politikat publike”, ka thënë ai.

Sipas tij, dallimi aktual i pagës së lartë dhe të ultë është 20 herë, për çka po synojnë që dallimet të jenë vetëm 4,78 herë.

“Paraja publike sot shpërndahet me mungesë rrënjësore të transparencës përmes vendimeve arbitrare e pa kritere. Si rezultat, ky sistem ka prodhuar pabarazi në mes të të punësuarve të sektorit publik, ku dallimi në mes të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë brenda sektorit publik është 20 herë. Pra, paga më e ulët është 20 herë më e vogël se sa paga më e lartë, duke e bërë këtë pabarazi pothuajse të pashembullt në Evropë dhe rajon”, ka shtuar ai.

Me këtë projektligj, ai tha se për herë të parë themelohet sistemi i unifikuar i pagave në sektorin publik, të bazuar në ligjshmëri, transparencë, barazi, parashikueshmëri e drejtësi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Projektligji adreson sistemin e pagës bazë përmes përcaktimit të koeficienteve. Në këtë përcaktim ne i kemi përcjell jo vetëm frymën e drejtësisë, parim ky udhëzues përgjatë gjithë ligjit, por edhe realizimin e saj konkret në hierarkinë e pagave. Ruajtja e shkallëzimit të drejtë dhe respektimit të hierarkisë ka udhëzuar përcaktimin e koeficienteve, duke marrë parasysh edhe ndërlidhjen, vartësinë dhe ndër-vartësinë e përcaktuar me kushtetutë dhe me ligje të veçanta për secilin pushtet, grup të institucionesh, agjencisë së pavarura apo ekzekutive”, ka theksuar ministri Sveçla.

ADVERTISEMENT

Në seancë plenare, Sveçla ka deklaruar se me këtë projektligj është ruajtur parimi i hierarkisë, ku tha se paga e deputetit ka koeficientë të njëjtë me drejtuesit e Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Navigimit Ajror dhe drejtuesve në agjencitë që menaxhojnë me sistemin e informacioneve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme, kryeprokurori i shtetit dhe kryeministri kanë përcaktim të njëjtë të koeficientit. Zëvendësit e të njëjtëve, si dhe stafi vartës gjithashtu janë vendosur në linjë të njëjtë horizontale dhe parimi i tillë ndiqet përgjatë gjithë ligjit. Mjeku, specialisti në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe Prokurorinë Themelore dhe të përafërt me profesorin e rregullt. Polici dhe oficeri doganor janë me raporte të përafërta të koeficientëve. Një mësimdhënës të shkollës së mesme të lartë ka koeficientë të përafërt me pozicion profesional 1 në Zyrën e Kryeministrit. Ndërsa, një mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët ka koeficientë të ngjashëm me pozitën profesional 1 në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më tej, ministri i MPB-së tha se koeficienti i zjarrfikësve do të jetë i përafërt me atë të ushtarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Poste të ngjashme

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04

Teologu Fitim Flugaj ka folur për procedurat që i ka muaji i shenjë i Ramazanit. Mes tjerash, ai tregoi nëse...

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, dje ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen në seancë plenare. Në rend të...

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11

Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancë parlamentare, duke filluar nga ora 11:00. Në rëndin e ditës, siç bëhet...

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

19/02/2026, 13:44

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka zgjatur afatin e aplikimit deri...

Lajmi i fundit

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04
Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52
Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16
VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv