https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia e Kosovës ndërhyn për kontroll në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ për tymosjen e cigareve të dyshimta

Policia e Kosovës ndërhyn për kontroll në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ për tymosjen e cigareve të dyshimta

PRISHTINË- Një situatë e çuditshme në “Big Brother VIP Kosova” ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Shtëpia më e famshme në Kosovë është “bastisur” nga Njësia e Antidogës pasi dyshohej se banorët kanë konsumuar cigare të dyshimta. Lidhur me ngjarjen Ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi. Ai ka shkruar se përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë biseduar me personat përgjegjës të produksionit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë vetëm për duhan dhe asgjë tjetër.

Banorët konsumuan duhan brenda shtëpisë, policia e Kosovës futet për kontroll në ‘Big Brother VIP’ REAGIMI I PLOTË:

Të dashur shikues, për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur. Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan. Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.

Secili nga banorët e shtëpisë së BBVK kanë nënshkruar një kontratë shumëfaqëshe me produksionin, në të cilën nënvizohen gjërat e lejuara dhe të ndaluara për kohën sa qëndrojnë brenda këtij prodhimi televiziv, kurse ne si produksion do ta shtojmë vigjilencën që situata të cilat mund të sjellin keqkuptime të eliminohen për aq sa munden.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësiram e shtëpisë.

Mbi të gjitha, ne duam të ju falëmnderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin. Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje! Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim! Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë!

Poste të ngjashme

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Sipas njoftimit, ai në stacionin...

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Nexhdet Zymberajt, pronari i...

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti...

Lajmi i fundit

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv