https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zelensky: Forcat ruse kanë shkatërruar qytetin Bakhmut

Zelensky: Forcat ruse kanë shkatërruar qytetin Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se forcat ruse kanë shkatërruar qytetin Bakhmut, ndërsa po përpiqen të marrin nën kontroll provincën Donetsk, në lindje të Ukrainës. Kievi njoftoi se të shtunën se disa pjesë të vendit u goditën me raketa nga ajri e toka. Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Irani është bërë tashmë furnizuesi dhe mbështetësi kryesor i ushtrisë ruse.

Luftimet më të fundit në Ukrainë janë përqëndruar në katër provincat që aneksoi në mënyrë të paligjshme Presidenti rus Vladimir Putin në fund të shtatorit. Ky është një tregues i vështirësive të Rusisë për të vendosur kontrollin mbi këto rajone dhe i këmbënguljes së Ukrainës për t’i rimarrë ato.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se situata vazhdon të jetë shumë e vështirë.

“Situata në front vazhdon të jetë shumë e vështirë në zonat e Donbasit, në Bakhmut, Soledar, Maryinka, dhe Kreminna. Prej kohësh nuk ka mbetur më ndonjë hapësirë e jetueshme në këto zona që të mos jetë dëmtuar nga predha dhe të shtënat. Pushtuesit realisht e shkatërruan Bakhmutin, një tjetër qytet në Donbas që ushtria ruse e shndërroi në rrënoja”, tha Presidenti Zelensky.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Presidenti ukrainas nuk shpjegoi se çfarë nënkupton me fjalën “i shkatërruar”. Në qytet ende dallohen godina që nuk janë shembur dhe civilë që lëvizin nëpër rrugë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Përpara spitalit të qytetit Bakhmut (9 dhjetor 2022)
Përpara spitalit të qytetit Bakhmut (9 dhjetor 2022)

Sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, pati rreth 20 goditje ajrore dhe rreth 60 sulme me raketa nga dita e premte deri në të shtunën. Sipas zëdhënësit ushtarak Oleksandr Shtupun, luftimet më aktive ishin përreth qytetit Bakhmut, ku forcat ruse goditën mbi 20 qendra të populluara.

Pasi forcat ukrainase çliruan qytetin Kherson rreth një muaj më parë, beteja u intensifikua përreth qytetit Bakhmut, duke dëshmuar kështu dëshirën e Presidentit rus Putin për të arritur suksese në fushëbetejë pas disa zmbrapsjesh nga territori ukrainas.

ADVERTISEMENT

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se tashmë Irani është bërë mbështetësi kryesor për ushtrinë ruse. Në një përditësim të të dhënave të zbulimit thuhet se “Rusia është duke u përpjekur që të sigurojë më shumë armatime, përfshirë qindra raketa balistike. Në këmbim, Rusia ka shumë të ngjarë se po i ofron Iranit një mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe teknike, që po transformon marrëdhënien e tyre”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar nga “partneriteti që po thellohet dhe po zgjerohet në fushën e mbrojtjes” mes Iranit dhe Rusisë, dhe se Shtetet e Bashkuara do të vënë në përdorim mjetet e tyre për ta ndërprerë këtë marrëdhënie.

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë thirrje vendeve partnere për të diskutuar dhe për të reaguar ndaj partneritetit Rusi-Iran./VOA

Poste të ngjashme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri i AAK-së mban konferencë për media

12/03/2026, 8:13

Sipas njoftimit të AAK-së, konferenca do të zhvillohet në ora 10:00, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në hyrjen nga...

Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16

Doruntina Maloku, ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim propagandistik. Maloku...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë të ditur se viktimë është...

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën, më 10.03.2026, do të kryhen...

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

10/03/2026, 7:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendoi se Kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar të përpiqej të bindte opozitën që të...

Lajmi i fundit

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri i AAK-së mban konferencë për media

12/03/2026, 8:13
Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56
Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv