https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Raportohet për një tjetër shpërthim në Veri të Mitrovicës

Raportohet për një tjetër shpërthim në Veri të Mitrovicës

Të dielën e 11 dhjetorit ka ndodhur një shpërthim rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.

 

ADVERTISEMENT

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

 

Ndonëse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes apo piro-teknik, megjithatë shpërthimi ishte mjaft i fortë.

 

Siç shkruan Telegrafi, dyshohet se janë përdorur shok-bomba.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-ve në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

 

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

 

Po ashtu në këtë deklaratë theksohet se SHBa-të presin që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

 

“Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhet më tutje në deklaratë.

 

SHBA-të kanë bërë thirrje që të ushtrohet përmbajtje maksimale, të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

“Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.

 

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia e konfirmon: Zhytësit e FSK-së gjejnë trupin e personit të zhdukur

28/11/2025, 14:41

Sot rreth orës 12:45, gjatë kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për plagosje të një vajzë të mitur

27/11/2025, 23:47

Një vajzë e mitur është plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar i moshës madhore. “Jepi zë” mëson...

AKR garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

AKR garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

27/11/2025, 19:20

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetori si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike...

“Dita e Forcës”/ Krerët e shtetit vizitojnë FSK-në, zemrat e qytetarëve rrahin sot me krenari të veçantë

“Dita e Forcës”/ Krerët e shtetit vizitojnë FSK-në, zemrat e qytetarëve rrahin sot me krenari të veçantë

27/11/2025, 10:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i...

Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

27/11/2025, 9:44

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot. Në njoftimin për media është bërë e ditur se mbledhja do të nisë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia e konfirmon: Zhytësit e FSK-së gjejnë trupin e personit të zhdukur

28/11/2025, 14:41
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për plagosje të një vajzë të mitur

27/11/2025, 23:47
AKR garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

AKR garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

27/11/2025, 19:20
“Dita e Forcës”/ Krerët e shtetit vizitojnë FSK-në, zemrat e qytetarëve rrahin sot me krenari të veçantë

“Dita e Forcës”/ Krerët e shtetit vizitojnë FSK-në, zemrat e qytetarëve rrahin sot me krenari të veçantë

27/11/2025, 10:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv