https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tensionet në veri, Tahiri: Pa amerikanët, situata ka potencial të përkeqësohet

Tensionet në veri, Tahiri: Pa amerikanët, situata ka potencial të përkeqësohet

Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka folur për situatën në veri të vendit, sipas saj, situata në veriun e Kosovës është shqetësuese, prandaj duhen matur mirë hapat që bëhen.

Pjesa e veriut të Kosovës është gjithmonë një aspiratë koloniale e Serbisë dhe ata ende nuk kanë hequr dorë, prandaj qeveria e Kosovës nuk duhet t’i japë shkas që Serbia të hyjë me skenarët e saj. Tani situata është e qetë, por ka potencial për eskalime. Mirë është vizita e Escobar, deklaratat  ndërkombëtarëve kanë qenë korrekte”, thotë ajo për A2 CNN.

Sipas saj, pa një qasje të fortë ndërkombëtare, Beogradi do të mbetet gjatë një faktor destabilizues, dhe jo vetëm për Ballkanin.
“Dihet që Serbia nuk ka mundësi të cenojë shtetin e Kosovës, sepse jemi shtet me aleanca të fuqishme, por Vucic nuk i tejkalon retorikat nacionaliste, si ish-krahu i djathtë i Milosevicit. Nga momenti që shefi i tij ka bërë gjenocid, Vucic mendon se ka mbetur mbrapa”, thotë ajo me sarkazëm.

Sipas Tahirit, “Serbia është problem dhe është koha që Europa dhe partnerët perëndimorë t’ia bëjnë të qartë nëse duan të jenë me Rusinë ose me Perëndimin. Deri sa nuk e përcakton qartë politikën e Jashtme dhe taktikën e dy karrigeve, i gjithë Ballkani do të ketë probleme, por pasoja do të ketë edhe për Europën”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duke ndërhyrë, sipas saj Europa do t’i bënte një nder vetes. “ Për paqen në Ballkan, dy zgjerime duhet të ndodhin. Bashkimi Europian të shtrihet në Ballkan, por edhe NATO, në mënyrë që t’i hiqet Serbisë çdo shteg. Ndërmjetësimi i BE është i veçantë për shkak të natyrës së tij, një bashkim vendesh që kurrë nuk janë bashkuar në politiken e jashtme, boll të mendosh 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën. Kur BE dëshironte të zgjerohej, doli me Macronin me propozimin e tij. Duke i zgjeruar ata nuk do t’i bënin favor Kosovës, por stabilitetit të tyre”, sqaron ajo.

ADVERTISEMENT

Problemet janë edhe të brendshme, jo vetëm gjeopolitike. “Ka vërejtje që BE është i njëanshëm, nuk pres të jetë neutral. Në vend të ankohemi duhet të jemi të fuqishëm në argumentimet në arritjen e marrëveshjes finale, që duhet të konkretizohet në njohjen e ndërsjellët , çelës i paqes rajonale. Qeveria Kurti, në vend që të koordinohej me partnerin amerikan, filloi të bëj veprime vetjake dhe situata u ndez. Kurti ka një problem, qeveris midis populizmit dhe nihilizmit.

Ftoj të ketë koordinim të plotë me amerikanët, duke përdorur kornizën e marrëveshjes së Brukselit. Amerikanet janë faktori përcaktues. Veriu është fuqia gjeopolitike e Kosovës, me minierat më të mëdha në Europë, prandaj Kosova duhet ta mbrojë atë,  nuk ka pika mediale, prandaj po befasohem,  pse duhet të bëheshin hapa të gabuara?’ deklaron diplomatja kosovare.

Poste të ngjashme

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

25/10/2025, 17:27

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje të reja nga grabitja spektakolare që ndodhi mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

IML-ja tërheq trupin e pajetë të viktimës që ra nga lartësia në Rugove, do t’i bëhet obduksioni

25/10/2025, 16:30

IndeksOnline raportoi më herët rreth një rasti tragjik në Pejë, ku një person dyshohet se ra nga lartësia, në Grykën...

Parashikimi i motit për fundjavë

Priten rrebeshe shiu e breshër në gjithë rajonin, do të përfshihet edhe Kosova

25/10/2025, 16:25

Pas një dite relativisht stabile dhe me reshje krejtësisht të pakta që pritet sot, gjatë natës dhe të dielën do...

Fillon ndërtimi i parkut bujqësor në Podujevë, Bulliqi ndan detaje

Fillon ndërtimi i parkut bujqësor në Podujevë, Bulliqi ndan detaje

25/10/2025, 16:02

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ndarë pamje nga ndërtimi i parkut bujqësor, ku ka thënë se është...

Ekskluzive: “Digjet” loja në Gjakovë, Kurti e ndërron kandidatin, tërhiqet edhe Alternativa e Mimoza Kusari

“Jemi 4 apo 5 deputetë mangu”, Kusari: LDK s’ka pranuar as uljen në tavolinë për diskutim

25/10/2025, 11:55

Deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pritjet janë që të dielën të...

Lajmi i fundit

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

25/10/2025, 17:27
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

IML-ja tërheq trupin e pajetë të viktimës që ra nga lartësia në Rugove, do t’i bëhet obduksioni

25/10/2025, 16:30
Parashikimi i motit për fundjavë

Priten rrebeshe shiu e breshër në gjithë rajonin, do të përfshihet edhe Kosova

25/10/2025, 16:25
Fillon ndërtimi i parkut bujqësor në Podujevë, Bulliqi ndan detaje

Fillon ndërtimi i parkut bujqësor në Podujevë, Bulliqi ndan detaje

25/10/2025, 16:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv