https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​“Gratë janë negociatore më efikase të paqes”

​“Gratë janë negociatore më efikase të paqes”
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mbi 30 gra janë emëruar ambasadore të reja të paqes. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, gra të fushave të ndryshme kanë marrë titullin “ambasadore të paqes” nga Federata Universale e Paqes. Në aktivitetin e mbajtur me temën ”Gratë, themel i paqes së qëndrueshme”, u tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mbi 30 gra janë emëruar ambasadore të reja të paqes. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, gra të fushave të ndryshme kanë marrë titullin “ambasadore të paqes” nga Federata Universale e Paqes. Në aktivitetin e mbajtur me temën ”Gratë, themel i paqes së qëndrueshme”, u tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.

Besarta Jashari, Ferdonije Qerkezi, Fahrije Hoti e Kumrije Prenku janë vetëm disa nga gratë që kanë marrë titullin e “ambasadores së paqes”.

Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të FPU-së në Kosovë, Flora Brovina tha se për ndërtimin e paqes së sigurt, gratë kanë qenë shembull i rezistencës dhe institucion në vete.

“Gratë mbetën pa e ngrit zërin, pa ju pranuar merita, pa marrë edhe shpërblimin moral të tyre për punën që kanë bërë kësaj kohe. Isha shumë e lumtur kur tërë Këshilli votoi unanimisht i lumtur se ja kjo është shumë e mirë sepse vërtetë gratë mungonin. Emrat e juaj nuk janë të rastësishëm, nuk keni asnjë privilegje, ju vet jeni institucione në vete, prandaj jam shumë e lumtur që ndodhemi bashkë. Ju jeni shembulli më i mirë edhe në botë se si e mbajtëm jetën në Kosovën e rrënuar, se si arritëm që të ndërtojmë institucione paralele… Ne organizuam jetën sepse ishim në numër më të madh se burrat jo për arsyeje tjetër, përqindja e popullatës në kohën që po flas dhe në kohën që ju punuat ishte ndryshe nga kjo që është sot, sepse më shumë kishte gra se burra, pasi burrat ishin të detyruar të largohen nga Kosova për shkak të eksodit ekonomik por në vend të parë për shkak të eksodit politik dhe shtypjes së madhe”, ka thënë ajo.

Edhe drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg theksoi se Kosova është duke vendosur gruan në qendër.

“Kosova është duke i vendosur gratë në qendër të luftës për ndryshim, për transparencë dhe me të vërtetë e vlerësojmë partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë. Kosova është udhëheqëse në rajon, ka një numër të madh të deputeteve gra të cilat janë pjesë e parlamentit, 44 janë qe kanë marrë mandatin pa kuotë dhe ky është një ndryshim i shkëlqyeshëm. Kemi presidenten femër, nënkryetaren e parlamentit dhe udhëheqëse të komisioneve parlamentare. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe krenare që jam këtu jam. Akoma kemi rrugë të gratë për të bërë. Gratë e dinë që njerëzit që kanë paguar çmimin për luftë është shumë i madh”, tha ajo.

Presidenti i Federatës se Paqe Universale për Evropë, Jacques Marion tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.

“Në kohët kur e tërë bota dhe në veçanti Evropa është duke u konfrontuar me një luftë tragjike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një jo-stabilitet që është krijuar dhe që mund të ketë pasoja tragjike dhe dua t’i nderojë udhëheqësit e këtij vendi që po mundohen të gjejnë një marrëveshje paqësore për krizën me të cilën po ballafaqoheni…Paqja duhet të bazohet në më shumë ligje, paqja duhet të bazohet në një familje ideale, në dialog, në pajtim, kulturë dhe dialogu duhet të bazohet dhe ta ketë qëllimin që të arrihet një e mirë madhështore. Të gjithë liderët e pranojnë që gratë e kanë një rol të rëndësishëm si agjente të paqes. Studimet kanë treguar që gratë janë paqe-bërse dhe negociatore më efikase të paqes. Shumë pak gra përfshihen në arritjen e paqes, mirëpo hulumtimet tregojnë që gratë ofrojnë një kualitet të pashembullt të arritjes së paqes”, ka përfunduar ai.

Gratë të cilat janë emëruar “ambasadore të paqes” janë Sanije Gashi, Vjosa Nimani – Zylfiu, Hanumshahe Ilazi, Greta Kacinari, Vjosa Dobruna, Luljeta Pula, Fahrije Hoti, Ajnishahe Azemi, Drita Statovci, Zahrije Podrimcaku, Merita Juniku, Naxhie Buqinca, Aferdita Saraqini, Time Kadrijaj, Ramize Salihu, Majlinda Kelmendi, Ferdonije Qerkezi, Safete Hadergjonaj, Selvije Halimi, Iliriana Jaka-Gashi, Kumrije Prenku , Xhemile Ruhani, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Safete Rugova, Albana Qiriqi, Shefkije Islamaj, Besa Buqinca, Motra Smile, Shpresa Gashi, Pranvera Badivuku, Edi Shukriu, Ramize Salia, Zake Prelvukaj, Myrvete Hoti Kosumi, Zahide Zeqiri dhe Besarta Jashari.

Poste të ngjashme

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35

Gruaja, e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare...

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

04/11/2025, 18:00

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela...

Lajmi i fundit

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35
Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv