https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përleshje mes nxënësve të shkollës ekonomike në Podujevë, dy të mitur përfundojnë në spital

Përleshje mes nxënësve të shkollës ekonomike në Podujevë, dy të mitur përfundojnë në spital
Share on FacebookShare on Twitter

Javëve të fundit janë raportuar plot raste të përleshjeve brutale mes nxënësve qoftë brenda hapësirave të shkollave, por edhe jashtë tyre. Kjo dukuri kjo po alarmon drejtoritë e këtyre institucioneve arsimore dhe prindërit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë, ku disa nxënës të shkollës së mesme ekonomike ‘Isa Boletini’ janë përfshirë në një rrahje.

Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes, dy të mitur kanë përfunduar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe si rrjedhojë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë deklaratën e dy të miturve, të cilët kanë bërë me dije se janë rrahur me dy bashkëmoshatarë tjerë të cilët janë nxënës të shkollës së njëjtë ku vijojnë mësimet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Policia ka kontrolluar të dyshuarit, me ç’rast te njëri është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Pas veprimeve hetimore është arritur që të kapen edhe dy të dyshuarit tjerë dhe të gjithë personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, katër të miturit janë ndaluar për 24 orë dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’. Ndaj të miturit që u kap me thikë, është iniciuar rasti edhe për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Poste të ngjashme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03

Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa personave. Sipas policisë,...

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën...

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00

Policia e Kosovës shënoi sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore, në...

Lajmi i fundit

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv