https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rashiq: Ka një afat për largimin e barrikadave në veri

Rashiq: Ka një afat për largimin e barrikadave në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ka një afat për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe se ato do të hiqen nga ata që i kanë vendosur.

Ai ka theksuar se barrikadat janë vendosur në mënyrë që Serbia të forcojë pozicionin e saj në negociata për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Rashiq pret që heqja e barrikadave të bëhet përmes një marrëveshjeje politike.

“Nuk do të hyj në atë se kush dhe si i organizoi barrikadat, edhe pse të gjithë e dimë këtë. Nuk ka nevojë të përsëritet, por zgjidhja më e drejtë është ta bëjmë politikisht, pra me marrëveshje. Meqë ra fjala, mendoj se barrikadat janë ngritur që pozita negociuese në këtë rast e Beogradit të jetë më e mirë ose më e fortë. Edhe pse ka pasur spekulime për këtë, ende ekziston një afat për atë që disa e quajnë marrëveshje përfundimtare, por unë besoj se kjo do të jetë një nga marrëveshjet përfundimtare sepse marrëveshjet janë gjithmonë një proces dhe gjithashtu zbatimi i marrëveshjes është një proces i gjatë. Në këtë rast, në këtë kontekst politik, Beogradi ngriti çmimin duke ngritur barrikada”, thotë Rashiq.

Ai pret që propozimi franko-gjerman të jetë baza e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën opinioni, por edhe ai vetë, di pak.

“Të jem i sinqertë, është shumë e vështirë që ajo të gjendet, që do të thotë se këta negociatorë ndërkombëtarë janë shumë seriozë këtë herë për zgjidhjen e “mosmarrëveshjeve tona”, sepse për të qenë realist, ata ndoshta janë lodhur nga ajo se sa të komplikuar mund të jemi. Dhe kështu u ngrit çmimi i barrikadave, dhe kjo është për shkak të pozicionit negociator dhe se vetë njerëzit që i ngritën barrikadat edhe do t’i largojnë ato”.

ADVERTISEMENT

Ai thotë se nuk do të donte që barrikadat të hiqen me dhunë.

“Kushdo qoftë, edhe KFOR-i në të cilin ne njerëzit kemi shumë besim. Por të mos harrojmë se këta janë ushtarë. Nëse vjen urdhri, sigurisht që me dhunë do t’i heqin ato barrikada”, thotë Rashiq.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shton se ka një afat për heqjen e barrikadave, por për këtë afat nuk ka dashur të flasë në detaje.

“Por po, ka një afat deri në të cilin ata që vendosin barrikadat duhet t’i largojnë ato”, ka thënë Rashiq.

Poste të ngjashme

Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

12/03/2026, 10:02

Komplet anëtarësia e partisë GUXO në Deçan, kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt. Kjo bashkë me kryesinë dhe kryetaren. Lajmin...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Hidhet një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë, policia jep detaje

12/03/2026, 9:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në shtëpinë e një gruaje në fshatin Sfeqël të Podujevës, është hedhur...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri i AAK-së mban konferencë për media

12/03/2026, 8:13

Sipas njoftimit të AAK-së, konferenca do të zhvillohet në ora 10:00, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në hyrjen nga...

Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16

Doruntina Maloku, ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim propagandistik. Maloku...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë të ditur se viktimë është...

Lajmi i fundit

Partia Guxo reagon pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

12/03/2026, 10:02
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Hidhet një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë, policia jep detaje

12/03/2026, 9:54
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri i AAK-së mban konferencë për media

12/03/2026, 8:13
Abdixhiku kujton Enver Malokun në 26-vjetorin e vrasjes së tij: Gazetar vetëmohues, intelektual i pashoq

Reagim i ashpër i Doruntinë Malokut: Mos e përdorni emrin e babait tim për propagandë politike

10/03/2026, 19:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv