https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policët në Jarinjë e Leposaviq mbesin pa ushqim, pa u ndërruar e pa higjienë personale/ Qalaj: Janë urdhëruar të mos flasin

Policët në Jarinjë e Leposaviq mbesin pa ushqim, pa u ndërruar e pa higjienë personale/ Qalaj: Janë urdhëruar të mos flasin

Nga java e shkuar, rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak e Jarinjë janë bllokuar nga barrikadues serbë, që po protestojnë pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq i cili dyshohet për sulmet ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në komunat e veriut, në përpjekjet e shtetit për t’i organizuar zgjedhjet që fillimisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, e që më pas u shtynë për shkak të tensioneve, shkruan Gazeta Sinjali.

Serbët në veri të Kosovës ka tetë ditësh që kanë bllokuar të gjitha rrugët duke vendosur barrikada në Rudarë, Sërboc, Sllatinë dhe Leshak, në rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend.

Zyrtarët policor kanë mbetur në anën tjetër të barrikadave serbe në veri të vendit tash e tetë ditë po përballen me mungesë të ushqimit.

Sipas deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, policët nuk kanë mundësi të mbajnë as higjienë personale për shkak të kushteve minimale.

ADVERTISEMENT

“Në bazë të informatave qw i kam nga disa polic, policët që janë në stacionin e Leposaviqit shujtën e fundit që ju ka dorëzuar ka qenë dita e diel. Nga dita e diel ata janë duke i përdorur ato shujta që  ua kanë dërguar pra ka informata që buka ka filluar të hargjohet. Nuk kanë mundësi t’i ndërrojnë rrobat dhe paraqitet rreziku për sëmundje infektive dhe duhet sa më shpejt që është të mundur të merret vendimi i largimit të këtyre barrikadave”, tha Qalaj.

Ai shtoi se policët janë urdhëruar që të mos flasin për ankesat e tyre.

“Informacionet që i kam, policët janë urdhëruar që të mos flasin, dhe ata po ashtu kërkojnë edhe ndihmën e mediave që të raportojnë për këtë meqenëse sipas tyre (policëve), nuk janë duke parë interesim nga mediat për të raportuar për këtë gjë”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ankesa janë drejtuar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës të cilët nëpërmjet një komunikate për media njoftuan se policët kanë mbetur të bllokuar në Jarinjë dhe Leposaviq dhe se iu është pamundësuar ndërrimi.

“Me të njejtin qëllim qëndrojnë zyrtarët policorë edhe në dy lokacionet e veriut të vendit, në Leposaviq dhe Jarinje ku janë të bllokuar nga barikadat e vendosura nga grupe jolegjitime kriminale. Bllokimi i rrugëve ka hyrë në ditë në tetë dhe si pasojë është cenuar lëvizje e lirë e qytetarëve dhe organeve të rendit dhe zyrtarët policor në Leposaviq dhe Jarinje kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi t’ju bëhet ndrrimi sipas rregullave për funksionim normal”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Poste të ngjashme

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

3-vjeçarja vdiq në QKUK pas operimit, nisin hetimet

14/02/2026, 23:01

Një tre-vjeçare ka ndërruar jetë pas nënshtrimit të një operimi në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, javën e kaluar. Prindërit...

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

14/02/2026, 19:18

Oficerët e Karabinierëve nga Njësia Operacionale dhe Radiomobile e Raguzë arrestuan në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar, të dyshuar për posedim...

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu. Ai tha se viktima është plagosur në këmbë. “Ju...

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

13/02/2026, 21:22

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë,...

Lajmi i fundit

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

3-vjeçarja vdiq në QKUK pas operimit, nisin hetimet

14/02/2026, 23:01
Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

14/02/2026, 19:18
Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35
Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

Të shtëna me armë në Zhabar të Mitrovicsës, plagoset një person

13/02/2026, 22:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv