https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë, nuk mund t’i tolerojmë shumë gjatë barrikadat

Kurti: KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë, nuk mund t’i tolerojmë shumë gjatë barrikadat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

Ai tha se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lidhur me kërkesën e Serbisë për t’i kthyer disa trupa të ushtrisë në Kosovë, shefi i ekzekutivit tha se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.

Kurti tha se ministri i Brendshëm është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, Kurti tha se një kërkesë e tillë shpreh pafuqinë e tyre.

ADVERTISEMENT

“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile atëherë kur ka njerëz të armatosur aty të cilët dëshirojnë që të kthehet Kosova në vitin 1999, dhe të cilët mbajnë edhe parulla e fotografi të presidentit despotik Putin. Pra, ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje. Synimi i tyre ishte të hynë në Kosovë, nuk ishin në numër çfarë ata e kishin menduar, ndërkaq organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe forcat ndërkombëtare natyrisht që janë kujdesur për sigurinë dhe paqen”, shtoi ai./KP

Poste të ngjashme

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04

Teologu Fitim Flugaj ka folur për procedurat që i ka muaji i shenjë i Ramazanit. Mes tjerash, ai tregoi nëse...

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, dje ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen në seancë plenare. Në rend të...

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11

Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancë parlamentare, duke filluar nga ora 11:00. Në rëndin e ditës, siç bëhet...

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

19/02/2026, 13:44

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka zgjatur afatin e aplikimit deri...

Lajmi i fundit

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04
Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52
Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16
VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv