Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen me Turqinë blerjen e flotës së dronëve Bayraktar.
Në përfundim të konferencës së firmosjes së marrëveshjes, përfaqësuesi i “Bayraktar Technology”, i ka dhënë në duar Kryeministrit Rama një nga 3 dronët që Shqipëria ka blerë.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij në firmosjen e marrëveshjes, Rama tha se në Shqipëri po vjen një fushë e re njohurish që ka të bëjë me trajnimin e njerëzve për përdorimin e dronëve.
Më tej ai shtoi se do të përzgjidhen më shumë se 30 persona nën kujdesin e kompanisë Bayraktar, për t’u trajnuar në kontrollin dhe vënien në funksion të mjeteve.






