https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj thirr vendet mike të Kosovës e Serbisë të heqin barrikadat: Të festojmë fundvitin si europianë

Haradinaj thirr vendet mike të Kosovës e Serbisë të heqin barrikadat: Të festojmë fundvitin si europianë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për heqjen e barrikadave në veri të vendit, duke thënë se institucionet e Kosovës e trajtojnë komunitetin serb si qytetarë të barabartë e madje edhe “me të drejta të avancuara”.

“Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre. Nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës. Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Haradinaj shkruan se institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë, thotë ai, edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës. Prandaj, serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun”.

ADVERTISEMENT

Haradinaj ka ftuar përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e “gjithë njerëzit e arsyeshëm”, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.

“Po ashtu, u bëj thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFORIT, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë. T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin. Miqësisht Ramush Haradinaj”, përfundon kreu i AAK-së.

Poste të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00

Në disa vende në Kosovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ndërprerje, siç njofton Kompania për Distribuimin e...

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

11/05/2026, 15:24

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen, ku pritet të ngritet si çështje...

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58

Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar...

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë publikuar pamje të ‘bashkimit’, pas vendimit për t’u...

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

11/05/2026, 14:25

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 17:00. Ky takim...

Lajmi i fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

11/05/2026, 15:24
Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58
“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv