https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vuçiq: Shitja e dronëve “Bayraktar” për Kosovën do të vë në test raportet Serbi–Turqi

Vuçiq: Shitja e dronëve “Bayraktar” për Kosovën do të vë në test raportet Serbi–Turqi
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se furnizimi i Kosovës me dronët turq “Bayraktar” do të ndikojë në marrëdhëniet e Beogradit dhe Ankarasë.

Vuçiqi, mes tjerash, tha se për Serbinë nuk është aspak lajm i këndshëm ky furnizim, transmeton Klankosova.tv.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kur turqit thonë se do t’ia japin ‘Bayraktarin’ Prishtinës, ky nuk është lajm as i këndshëm dhe as i mirë për ne dhe do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona me Turqinë. Ne e respektojmë Presidentin Erdogan, por kjo padyshim që do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Vuçiqi për televizionin “Pink” nga Azerbajxhani ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Presidenti serb foli edhe për ligjin ndërkombëtar rreth armatosjes së një shteti, duke thënë se këtë të drejtë nuk e ka Kosova pasi, sipas tij, nuk është shtet.

“Turqia sipas ligjit ndërkombëtar nuk ka të drejtë të armatosë dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri, si Kosova”, tha Vuçiq.

Ai tha se armatimi i forcave të armatosura të Serbisë do të jetë përgjigja për çdo kërcënim.

“Ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundërajrore me mjete moderne, të forcojmë forcën tonë ajrore. […] Nga maji do të mund të flasim për furnizimin e një numri të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë pa pilotë. Nëse nuk pajisemi siç duhet, do të na gëlltisin si macja miun”.

Kujtojmë se ky deklarim i Vuçiqit vjen pasi gjatë ditës së djeshme, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, deklaroi se Kosova po zhvillon punën rreth blerjes së dronëve “Bayraktar”.

Damka për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu” ka thënë se Qeveria e Kosovës ka prioritet blerjen e dronit turk dhe se tashmë janë duke u zhvilluar kontaktet me Ankaranë për blerjen e sistemit specifik të armëve.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët ‘Bayraktar’ në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpinë, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka.

Poste të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00

Në disa vende në Kosovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ndërprerje, siç njofton Kompania për Distribuimin e...

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

11/05/2026, 15:24

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen, ku pritet të ngritet si çështje...

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58

Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar...

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë publikuar pamje të ‘bashkimit’, pas vendimit për t’u...

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

11/05/2026, 14:25

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 17:00. Ky takim...

Lajmi i fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

11/05/2026, 15:24
Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58
“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv