Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar diskutimin e parë publik për të analizuar rolin dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës për të trajtuar “vettingun” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi, raporton Ekonomia Online.
Në këtë bashkëbisedim me KDI-në morën pjesë deputetët e Kuvendit, si dhe pjesëmarrës nga Qeveria, sektori i drejtësisë, pjesëtarë të shoqërisë civile e medias dhe përfaqësues diplomatik në Kosovë.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se në këtë proces ka qenë e rëndësishëm që të përfshihen qytetarët.
Sipas tij, ligji për Byron për konfiskimin e pasurisë dhe ai për vettingun kanë shkaktuar debat.
“Sot jemi mbledhur për të diskutuar për të reformën në drejtësi. Programin e kemi filluar me idenë për t’i përfshirë qytetarët në këtë proces. Hapësira qytetare ka ardhur si nevojë e sidomos pas pandemisë”.
“Gjatë këtij procesi shohim që ligjet që kanë prodhuara më shumë debate, është ai për Byronë pra kompensimin e pasurisë dhe vettingu, kjo e fundit ka shkaktuar më shumë debat. Për Byron kem pasur një përplasje politike dhe përplasje mesë politikës dhe shoqërisë civile”, tha ai.
Violeta Haxholli, menaxhere e projektit në KDI bëri prezantimi e analizës “Reforma në Drejtësi: Në kërkim të konsensusit” ku tha se mbi 70% e qytetarëve janë shprehur se janë pro reformës në drejtësi.
Ai dha edhe rekomandime ku kërkoi që të shikohet qartë buxheti dhe resurset humane për Komisionin që do të punojnë për reformën.
“Duke ditur kuptimin dhe rëndësinë kemi përgatitur një raport politik. Kjo analizë synon të tregojnë një histori të shkurtër se si ka filluar reforma në drejtësi. Kërkesa për të reformuat drejtësinë ka pasur gjithmonë edhe nga jashtë si dhe nga organizatat e vendit. Sistemi i drejtësisë ka akoma edhe qytetarët kërkojnë që të bëhen reformat në drejtësi”.
“Mbi 70% e qytetarëve del që mbështesin reformën në drejtësi, këto dy reforma kanë përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka kapacitet profesionale që mbështesin punën e deputetëve, është më rendësi që t’i shtohen kapacitete komisionit Ad-hoc si me resurse humane dhe ato teknike. Të ndërtoj konsensus politik me të gjitha partitë politike që t’i sigurojë votat edhe më partitë jo shumicë”, tha ajo.
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e LVV-së tha se partia në pushtet ka miratuar disa ligje që lidhen me reformat në drejtësi.
Sipas saj, kjo reformë do t’i përfshijë të gjitha institucionet e drejtësisë, duke kërkuar konsensus nga të gjitha partitë.
“Është më i së nevojshëm konsensusi për t’i arritur reformat në drejtësi. Në emër të grupit parlamentar të VV-së me lejoni të flasë. Sistemi i drejtësisë është fundament për një shtet të drejtë si dhe për shoqërinë. Deri më tani sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë i ballafaquar me kritika”.
“Për realizim e vettingut do të bëhet sipas raportit të Venecias me ndryshime Kushtetuese. Procesi i vettingut do të jetë i drejtë. Nuk i kemi votat e dy të treta e komuniteteve në Kuvend. Është hap i mirë iniciativë e mirë që së fundi kemi arritur që ta kemi konsensusin që ka munguar që sa kohë”.
Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së tha se opozita ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar konsensus për reformën në drejtësi, raporton EO.
Sipas saj, është e rëndësishme që të ketë konsensus ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.
“Tash nëse i referohemi konsensusit, kjo fjalë ka qenë e pa njohur. Dua të përmend tre shembuj për përpjekjet e opozitës për të krijuar konsensus. Ne kemi bërë vazhdimisht përpjekje për të ofruar bashkëpunimin tonë. Për në është e rëndësishme që të ketë një konsensus të qeverisë dhe drejtësisë. Së fundi kemi pasur një polarizim të Qeverisë më institucionet e drejtësisë”, tha ajo.








