https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryeministri Kurti: Sporti, një e mirë publike që forcon edhe komunitetin edhe shtetin

Kryeministri Kurti: Sporti, një e mirë publike që forcon edhe komunitetin edhe shtetin
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës, e ka shumë të qartë, se sporti është një e mirë publike që forcon edhe komunitetin edhe shtetin. Po ashtu, e dimë se jemi në momente vendimtare me mundësinë për të dizajnuar sistemin e ardhshëm të sportit, ashtu siç duam, dhe mbi të gjitha ashtu siç e meritojnë të rinjtë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmjen gala të organizuar me sportistët fitues, veteranët e sportit dhe sportistët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Këtë vit i kemi ndarë mbi 7 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte për afër 300 përfitues, organizata sportive e profesionistë të sportit. Kjo reflekton rritje prej 15%, krahasuar me vitin 2021, ndërsa në krahasim me vitin 2020 rritje për 45%. Ndërkaq, buxheti tashmë i miratuar për vitin 2023, do të jetë më i larti ndonjëherë me mbi 3.2 miliardë euro, e në të cilin është reflektuar edhe rritja e buxhetit për sportin, shtoi ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryeministri theksoi se sportistët dhe sportistet tona, janë model për të rejat e të rinjtë, e frymëzim për të gjithë. Ju jeni ata që na kujtoni se si: maturia, qëndresa dhe besimi, mbeten instrumentet më të mira për të shkëlqyer – jo vetëm në sport, por në secilën përpjekje, tha ai.

Le ta bëjmë sportin pasqyrë në të cilën e shohim shoqërinë tonë si tërësi, dhe le ta përdorim atë për të ndërtuar botën që duam dhe shtetin që e meritojmë, tha kryeministri, në përmbyllje të fjalës së tij.

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56

Viti- Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është nën...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06

Nje person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri....

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

22/10/2026, 7:32

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri...

Lajmi i fundit

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48
ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv