https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

Shqetësuese: Mbi 90 raste të dhunimeve në Polici janë raportuar sivjet

Numri i rasteteve të dhunimeve në Kosovë nuk ndalet, ato sa vijnë e shtohen. Gjatë këtij viti në vendin tonë kanë ndodhur mbi 90 dhunime.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, dhunim cilësohet kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se nga 1 janari deri me 30 nëntor të këtij viti kanë ndodhur 88 raste të dhunimit.

ADVERTISEMENT

Nga Policia theksojnë se trajtojnë me seriozitet të lartë të gjitha rastet e dhunimit.

“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thonë nga Policia.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit