Xhemajl Hasani ish kandidati për kryetar komune në Pdujevë, në një postim në rrjetin social të tij, Facebook, ka thënë për Kryeministrin e Kosovës, se së bashku me ministrin Sveçla janë zotuar se do të garantojnë siguri të plotë në të gjithë territorin e Kosovës.
“Kryeministri i Kosoves bashke me ministrin Sfeqla, jane zotuar qysh moti qe ne do te garantojme siguri te plote ne te gjithe teritorin e Kosoves e me me theks te veqante per Komunen e Podujeves, perkatesisht brezin kufitar”, ka thënë Hasani.
Ndër të tjerash ai i bën thirrje MBPS-së për kuadër të kompetencave të hapin stacionin në Orllan dhe të rritë numrin e Policëve dhe patrollave.
“I, bej thirrje MPB-se, ne kuader te kompetencave qe ka te hap nenstacionin ne Orllan dhe te rrit numrin e Policeve dhe patrollave neper keto vendbanime”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë i tij:







