https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë

Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ngadalësimi i rritjes ekonomike të vendit, sipas ekspertëve, është rezultat i ngecjes në investime, përfshirë edhe projektet kapitale publike. Dinamika e ulët e realizimit të projekteve kapitale, sipas ekzekutivit, është shkaku i ngadalësimit të punëve nga operatorët ekonomikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor. Sipas ekonomistëve, rritja ekonomike do të jetë e ngjashme edhe vitin e ardhshëm

Rritja ekonomike e Kosovës është ngadalësuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shkak për këtë është edhe ngecja në realizimin e investimeve, gjë e cila ndikoi që rritja ekonomike të jetë vetëm 2 për qind. Viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 2-3 për qind.

Ani se kjo rritje ekonomike është për 8.7 për qind më e vogël sesa vitin e kaluar, sipas Edison Jakurtit, doktorant i ekonomisë, dallimi është edhe shkaku i bazës krahasuese.

Sipas tij, në vitin 2021, baza krahasuese ka qenë 2020, ku ka pasur një tkurrje ekonomike prej -5.3 për qind, ndërsa viti 2022 ka bazë krahasuese vitin 2021, që kishte rritje prej 10.7 për qind.

“Struktura e ekonomisë së Kosovës nuk ka ndryshuar aspak. Vitin e kaluar kemi pasur rritje ekonomike prej 10.7 për qind. Nëse ajo rritje do të ishte për shkak se ka ndryshuar struktura e ekonomisë, atëherë ekonomia për 2022, kur pati inflacion të lartë, do të ishte shumë më e qëndrueshme. Kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi pasur një rimëkëmbje ekonomike për shkak të hapjes”, ka theksuar Jakurti. “Ta zëmë, një person ka të ardhura 100 euro dhe nëse i fiton vetëm 10 euro më shumë, atëherë themi që të ardhurat e këtij personi janë rritur për 10 për qind. Por nëse një person ka të ardhura prej 1000 eurosh, dhe rriten për 10 euro, atëherë themi që rritja është vetëm 1 për qind”, ka sqaruar ai.

Dinamika e ulët e realizimit të projekteve kapitale, sipas ekzekutivit, ka ndodhur shkaku i ngadalësimit të punëve nga operatorët ekonomikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor.

Sipas raportit financiar të Ministrisë së Financave, për nëntë muaj shpenzimet kapitale arritën në vlerën prej 158 milionë eurosh, që është realizim i vetëm 21 për qind të buxhetit për këtë kategori.

“Nuk duhet të harrohet se nëse i shohim komponentët e brutoproduktit, sektori që ka ngecur është ai i investimeve dhe kjo është një arsye pse ka ndodhur ky ngadalësim. Ka qenë efekt domino në një anë dhe që kompanitë të mos i përmbushin kontratat me kushtet si ishin para inflacionit”, ka thënë Jakurti.

Bazuar në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, por edhe asaj Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike do të jetë e ngjashme edhe vitin e ardhshëm.

“Ngjashëm do të jetë edhe vitin e ardhshëm, pasi në vitin 2022 nuk kemi parë asnjë ndryshim paradigmatik të ekonomisë sonë, por shohim që rriten eksportet, por në anën tjetër rritet deficiti tregtar, na rriten importet, që kanë shënuar rekord këtë vit”, ka thënë ai.

Sa u përket strukturave të importeve, ai ka thënë se ato bashkë me prejardhjen janë problematike.

“Struktura është problematike se importojmë gjëra që do të mund të prodhoheshin në Kosovë dhe me një kosto të përballueshme”, ka theksuar ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për muajin nëntor, deficiti tregtar ishte 401 milionë euro apo 11 për qind më i lartë sesa në nëntorin e vitit të kaluar.

Kosova vetëm gjatë muajit të kaluar ka importuar mallra në verë prej 475 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar rreth 74 milionë.

Deri në shtator, sipas BQK-së, importi i mallrave arriti në 4.15 miliardë euro apo një rritje prej 24.6 për qind. Rritje pati edhe tek eksporti i mallrave. Për nëntë muaj u eksportuan mallra në vlerë 688 milionë euro apo 27.1 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Sipas Jakurtit, ajo çka do të duhej të bënte Qeveria është që të ndryshonte politikat fiskale, që nuk ka ndodhur deri tani, sipas tij.

“Kemi parë që ka ngecur rritja e pagës minimale, që do të duhej të ndodhte. Bashkë me rritjen e pagës ka qenë edhe një komponentë tjetër, që për të ardhurat deri në 250 euro të ketë lirim nga tatimi. Mendoj që kjo do të ishte mirë të bëhej”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, reformat fiskale duhet të jenë më të thella. Ka përmendur edhe mungesën e tatimit në dividentë që Kosova nuk e ka.

“Tatimi mbi të ardhurat e korporatave është shumë i vogël, kjo do të duhej të rritej”, ka shtuar Jakurti.

Poste të ngjashme

Shala kritikon VLEN-in dhe Kurtin: Nuk po përfaqësojnë interesat shqiptare

Shala kritikon VLEN-in dhe Kurtin: Nuk po përfaqësojnë interesat shqiptare

11/05/2026, 12:57

Opinionisti Azdren Shala ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe rolit të tij në përfaqësimin e shqiptarëv, duke akuzuar këtë...

Gaxherri: Osmani u kthye në shtëpinë e saj, ashtu sikur Limaj që do kthehet në PDK

Gaxherri: Osmani u kthye në shtëpinë e saj, ashtu sikur Limaj që do kthehet në PDK

11/05/2026, 12:56

Opinionisti Ardian Gaxherri ka folur për bashkimin e LDK-së, mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, të kandiduar për kryeministër dhe...

Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

11/05/2026, 12:09

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar 619,690.98 euro nga...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Osmani: FALEMINDERIT për çdo përqafim që na bashkoi për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën

11/05/2026, 12:08

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, mbrëmjen e...

Ymeri: S’ka përçarje në LDK, do marr pjesë në tubimin hapës të fushatës

Ymeri: S’ka përçarje në LDK, do marr pjesë në tubimin hapës të fushatës

11/05/2026, 12:07

Ish-deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar ndaj zërave për ndarje brenda kësaj partie, duke i cilësuar ato si propagandë....

Lajmi i fundit

Shala kritikon VLEN-in dhe Kurtin: Nuk po përfaqësojnë interesat shqiptare

Shala kritikon VLEN-in dhe Kurtin: Nuk po përfaqësojnë interesat shqiptare

11/05/2026, 12:57
Gaxherri: Osmani u kthye në shtëpinë e saj, ashtu sikur Limaj që do kthehet në PDK

Gaxherri: Osmani u kthye në shtëpinë e saj, ashtu sikur Limaj që do kthehet në PDK

11/05/2026, 12:56
Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

11/05/2026, 12:09
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Osmani: FALEMINDERIT për çdo përqafim që na bashkoi për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën

11/05/2026, 12:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv