https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia po heton djegien e dy kamionëve të vendosur në barrikadë te “Kërrshi i Dudës”

Policia po heton djegien e dy kamionëve të vendosur në barrikadë te “Kërrshi i Dudës”
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e dy kamionëve që ishin vendosur në barrikada te vendi i njohur si “Shkëmbi i Dudës”.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Ata kanë thënë se ky rast po hetohet.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mëngjesin e sotëm raportohet se dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”. Për shkaqet e diegies nuk dihet ende asgjë.

Kamionët u vendosën si barrikadë në Zveçan dy ditë më parë.

Megjithëkëtë largimi i barrikadave është paralajmëruar që të fillojë sot në mëngjes. Por diçka e tillë nuk është parë ende të ketë ndodhur.

Barrikadat nga veriu pritet të hiqen sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së mërkurës ka thënë se është çështje orësh largimi i barrikadave, duke thënë se nëse nuk ndodhë kjo, “do të ketë veprim të menjëhershëm”.

Osmani në “Rubikon” ka deklaruar se barrikadat do të largohen, “pas koordinimit me aleatët e vendit”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Por mund të them se pikërisht për shkak të kooridnimeve me aleatët tanë, është çështje orësh heqja e barrikadave, dhe nëse nuk largohen ato, do të ketë veprim të mënjehrshëm të dakorduar, të institucioneve tona.” – tha ajo.

Edhe nga pala serbe kanë deklaruar se barrikadat mund të nisin të hiqen mëngjesin e së enjtës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se barrikadat do fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes, pasi sipas tij, “serbët ia pranuan propozimin.

Radio Evropa e Lirë raporton se Vuçiq, pas takimit në Rashkë me serbët nga Kosova, ka thënë se barrikadat hiqen deri pas 48 orëve.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat.” – ka thënë ai.

Kosovo-Online ndërkaq, citon Vuçiqin të ketë thënë se “i la serbët të marrin vendimin e tyre”.

“I kam lutur, i kam lënë vetëm të marrin një vendim dhe më pas më kanë dorëzuar atë që kanë hartuar në barrikada. Serbët nuk besojnë në institucione.” – ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka vazhduar: “Barrikadat do të largohen, por jo edhe mosbesimi”.

E tensionet në veri janë ngritur që nga nëntori, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan me vendosjen e barrikadave më 10 dhjetor./Nacionale

Poste të ngjashme

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore!

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore!

10/05/2026, 17:10

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së tubimit të bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për...

LDK mblidhet në tubimin e “bashkimit”, pjesëmarrje e madhe e qytetarëve

LDK mblidhet në tubimin e “bashkimit”, pjesëmarrje e madhe e qytetarëve

10/05/2026, 17:08

Figura drejtuese, ish-anëtarë të Kuvendit dhe një numër i madh simpatizantësh janë mbledhur në tubimin e bashkimit të organizuar nga...

Reshitaj: Qytetarët do ta ndëshkojnë Albin Kurtin me votë

Reshitaj: Qytetarët do ta ndëshkojnë Albin Kurtin me votë

10/05/2026, 17:07

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se më 7 qershor, qytetarët do ta ndëshkojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në emisionin...

Pas flamurit dardan, Albulena Haxhiu e ‘zhduk’ nga postimet edhe statujën e Ibrahim Rugovës?

Pas flamurit dardan, Albulena Haxhiu e ‘zhduk’ nga postimet edhe statujën e Ibrahim Rugovës?

10/05/2026, 16:59

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka hequr nga postimet e saj edhe statujën e Ibrahim Rugovës, që...

Çollaku: Sulmet hibride me teknologji ruse kanë synim Vjosa Osmanin

Çollaku: Sulmet hibride me teknologji ruse kanë synim Vjosa Osmanin

10/05/2026, 16:57

Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka folur lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e LDK-së, lidhur me...

Lajmi i fundit

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore!

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore!

10/05/2026, 17:10
LDK mblidhet në tubimin e “bashkimit”, pjesëmarrje e madhe e qytetarëve

LDK mblidhet në tubimin e “bashkimit”, pjesëmarrje e madhe e qytetarëve

10/05/2026, 17:08
Reshitaj: Qytetarët do ta ndëshkojnë Albin Kurtin me votë

Reshitaj: Qytetarët do ta ndëshkojnë Albin Kurtin me votë

10/05/2026, 17:07
Pas flamurit dardan, Albulena Haxhiu e ‘zhduk’ nga postimet edhe statujën e Ibrahim Rugovës?

Pas flamurit dardan, Albulena Haxhiu e ‘zhduk’ nga postimet edhe statujën e Ibrahim Rugovës?

10/05/2026, 16:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv