Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Demolli, në rrjetin e tij social, Facebook, ka postuar një fotografi të punimeve të rrugës “Skenderbeu”, ku shihen se punëkryesi e ka hedhur dheun e punimeve mbi tretuare, nëpër të cilat kalojnë njerëzit.
“Ndodhë vetëm në keqeverisjen Bulliqi! Në projektin mbi 1 milion euro, punëkryerësi trotuaret i mbushë me dhe.” Ka shkruar ai.
Demolli lidhur me këtë është shprehur i pakënaqur, duke paraparë që edhe vetë cilësia e rrugës do të jetë jo e mirë.
“Paramendojeni çfarë kualiteti do ta ketë kjo rrugë pas përfundimit?!” është shprehur Demolli.
Postimi i plotë:







