Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në njërën prej veturave janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë.
Sot rreth orës 03:00 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Zyratrët nga njësiti i trafikut, në njërën nga veturat e aksidentuara, kanë gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë. Lidhur me këtë në stacionin policor Qendra, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që procedurat policore ndaj personit të dyshuar do të kryhen pasi i njëjti të përfundoj trajtimin mjekësor”, tha Ahmeti.






