https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rritja e çmimeve: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?

Rritja e çmimeve: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?
Share on FacebookShare on Twitter

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik.

Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.

“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri.

Rritje çmimesh – në disa raste mbi 100% – kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve – nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.

“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.

ADVERTISEMENT

Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë.

“Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.

Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.

Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare. /REL

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë

Poste të ngjashme

Alarmi i AUV-it: Mos e konsumoni “Flips Ketchup” 04/26 të prodhuesit Vipa/Pestova, tërheqet nga tregu një lot për alergjen të padeklaruar

Alarmi i AUV-it: Mos e konsumoni “Flips Ketchup” 04/26 të prodhuesit Vipa/Pestova, tërheqet nga tregu një lot për alergjen të padeklaruar

26/09/2026, 18:59

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit ushqimor “Flips Ketchup”, prodhues Vipa/Pestova,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Dy të plagosur me armë zjarri, një tjetër me mjet të mprehtë

26/09/2026, 10:25

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër është lënduar me mjet të mprehtë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Zëdhënësi...

Çitaku i reagon Kurtit: Problemi nuk është sa u dënuan, por çfarë po dënohet

Çitaku i reagon Kurtit: Problemi nuk është sa u dënuan, por çfarë po dënohet

22/09/2026, 20:10

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke kritikuar diskutimet rreth “asimetrisë...

Arrestohet Vlora Hyseni

Arrestohet Vlora Hyseni

22/09/2026, 19:38

Një zhvillim tronditi sot institucionet e sigurisë në Shqipëri. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë...

“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht

“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht

22/09/2026, 18:42

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar me një deklaratë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ pas dënimit të...

Lajmi i fundit

Alarmi i AUV-it: Mos e konsumoni “Flips Ketchup” 04/26 të prodhuesit Vipa/Pestova, tërheqet nga tregu një lot për alergjen të padeklaruar

Alarmi i AUV-it: Mos e konsumoni “Flips Ketchup” 04/26 të prodhuesit Vipa/Pestova, tërheqet nga tregu një lot për alergjen të padeklaruar

26/09/2026, 18:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Dy të plagosur me armë zjarri, një tjetër me mjet të mprehtë

26/09/2026, 10:25
Çitaku i reagon Kurtit: Problemi nuk është sa u dënuan, por çfarë po dënohet

Çitaku i reagon Kurtit: Problemi nuk është sa u dënuan, por çfarë po dënohet

22/09/2026, 20:10
Arrestohet Vlora Hyseni

Arrestohet Vlora Hyseni

22/09/2026, 19:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv