Përdorimi dhe mbajtja e armëve pa leje vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Jo rrallëherë Policia has në persona që posedojnë armë ilegalisht, por ndodh që të tilla raste të zbulohen edhe në raste fejsash e dasmave.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se në fshatin Gërdoc të Podujevës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.
Thuhet se janë sekuestruar një revole me gaz me një karikator, tre gëzhoja dhe pesë fishek të pa shkrepur.
Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari në lidhje me rastin është konsultuar me prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të regullt.
Njoftimi i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & PËRDORIM I ARMËS Fsh. Gerdoc, Podujevë 04.01.2023 – 12:43. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull kosovar kanë sekuestruar një revole me gaz me një karikator, tre gëzhoja dhe pesë fishek të pa shkrepur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.






