https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kodra thirrje OMK-së të merret me rastin e Kardiokirurgjisë: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë

Kodra thirrje OMK-së të merret me rastin e Kardiokirurgjisë: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë

Kryetari i Shoqatë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, i ka bërë thirrje Odës së Mjekëve të Kosovës që ta trajtoj seriozisht rastin e pacientit në Kardiokirurgji, i cili vdiq ndonëse mjekët që e operuan thanë se ka qenë intervenim i suksesshëm.

Pas raportimit të Gazetës Shneta mbi rastin e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka vdekur pas një operacioni të rrallë të quajtur “David”, i cili u tha se ishte i suksesshëm nga mjekët që e kryen, ka reaguar edhe kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra.

“OMK duhet t’a trajtoj seriozisht këtë rast … sidomos pas deklaratës së drejtorit të klinikës! Nëse gjenden shkelje atëherë kemi të bëjmë me vepër penale. Në shëndetësi komplikimet gjithmonë janë pjesë e procesit të trajtimit … por, eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë!”, ka deklaruar Kodra.

Kodra ka publikuar edhe disa nene të Kodit Penal të cilat i përcaktojnë dënimet me burg në rast se konstatohen shkelje të tilla profesionale.

Reagimi i plotë i Besim Kodrës:

OMK duhet t’a trajtoj seriozisht këtë rast … sidomos pas deklaratës së drejtorit të klinikës! Nëse gjenden shkelje atëherë kemi të bëjmë me vepër penale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në shëndetësi komplikimet gjithmonë janë pjesë e procesit të trajtimit … por, eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë!

ADVERTISEMENT

Kodi Penal

Neni 256

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

  1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
  2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Neni 257

Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave

1.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

2.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Post Views: 162

Poste të ngjashme

“Baba i tre fëmijëve”, Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në Skenderaj, lajmin e konfirmon edhe kryetari Nura

“Baba i tre fëmijëve”, Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në Skenderaj, lajmin e konfirmon edhe kryetari Nura

22/07/2025, 18:47

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në vendin e punës ku ishte duke punuar në një objekt në rrugën në...

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

22/07/2025, 17:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku dy persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte

22/07/2025, 17:14

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte duke punuar. Raportohet se...

Detajet e fundit të negociatave LVV-Nisma

Detajet e fundit të negociatave LVV-Nisma

22/07/2025, 15:01

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për një marrëveshje bashkëqeverisëse janë intensifikuar në ditët e fundit. Derisa nuk ka...

Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Osmani sot mban konferencë për media

22/07/2025, 14:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media pasditen e sotme. Siç njofton Zyra për...

Lajmi i fundit

“Baba i tre fëmijëve”, Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në Skenderaj, lajmin e konfirmon edhe kryetari Nura

“Baba i tre fëmijëve”, Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në Skenderaj, lajmin e konfirmon edhe kryetari Nura

22/07/2025, 18:47
Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Pasojë e gjendjes alarmante në siguri e shëndet në punë

22/07/2025, 17:31
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte

22/07/2025, 17:14
Detajet e fundit të negociatave LVV-Nisma

Detajet e fundit të negociatave LVV-Nisma

22/07/2025, 15:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv