https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdes pacienti pas operacionit, drejtori Brahimaj e cilëson jokompetent mjekun qe kreu intervenimin

Vdes pacienti pas operacionit, drejtori Brahimaj e cilëson jokompetent mjekun qe kreu intervenimin
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Një pacient ka ndërruar jetë pak orë pasi iu ka nënshtruar një ndërhyrje të rrallë kardiokirurgjike në QKUK, raporton teve1.info
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili tha se mjeku që e kreu ndërhyrjen ishte jokompetent për atë operacion.

Brahimaj tha se do të ndërmerren masa ndaj mjekëve të cilët e kishin kryer këtë operacion.

“Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo është hipokrizi. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla, sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Duhet të bëhet një vlerësim i rastit. Së pari është e ndaluar me rregullore të SHSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa”, tha Brahimaj.

Ai shtoi se gjendet në pushim dhe se posa të kthehet së bashku me drejtorinë e SHSKUK-së, do të merren me rastin dhe se do të merren masa.

“Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose të iu tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa.

Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jo kompetent ”, ka thënë Brahimaj.

Operacionin pas të cilit ndërroi jetë pacienti, mjeku i cili kishte intervenuar e kishte publikuar në Facebook duke e cilësuar si të suksesshëm.

Megjithatë, për rastin dhe rrethanat e vdekjes së pacientit nuk ka raportuar Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Poste të ngjashme

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim

Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e LDK-së

05/05/2026, 17:58

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa...

Lajmi i fundit

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv