Gjatë ditës së sotme, Policia Rajonale në Prizren dhe Drejtoria e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar një aksion ditën e sotme në tre lokacione për rastin në lokalin “Kobra City”, ku mbeti i vrarë një qytetar nga Kukësi nën dyshimin se u vra nga Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”.
Togeri, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për Gazetën Nacionale lidhur me këtë bastisje dhe gjësendeve që Policia ka gjetur në këtë aksion.
Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe granatë dore.
“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi për Nacionale.
Lidhur me këtë rast, është arrestuar Dibran Hoxhaj dhe pesë persona të tjerë.
Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh







