https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Onkologjia në gjendje alarmante, pacientët me kancer mbesin pa rrezatim

Onkologjia në gjendje alarmante, pacientët me kancer mbesin pa rrezatim
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët e klinikës së Onkologjisë, vazhdojnë të përballën me probleme të shumta si mungesa e barnave dhe mungesa e shërbimeve të cilat kjo klinikë nuk po arrinë të iu ofrojë. M. A i cili e ka gruan të diagnostikuar me kancer,  tash e sa ditë është orvatur që t’i sigurojë gruas së tij rrezatimin e brendshëm, të cilin nuk ka mundur ta marrë në Onkologji, pasi që aparatura nuk ka funksionuar.

Ai për “IndeksOnline”, ka rrëfyer vështirësitë nëpër të cilat po kalon, pasi që gruaja e tij nuk po e merr trajtimin e duhur dhe se çdo ditë e më shumë po i keqësohet gjendja. E për të gjetur qare për gruan, ia kishte mësyrë Shkupit. Por çmimi i rrezatimit të brendshëm atje kushton rreth 5 mijë euro, gjë që është e papërballueshme për xhepin e tij.

M.A i mërzitur nga kjo gjendje,  duke mos arritur të siguroj trajtimin për sëmundjen e gruas, thotë se familja po kalon në një ferr të vërtetë.

“Që pesë vjet gruaja trajtohet në Onkologji. Rezonancat, krejt na është dashur t’i bëjmë privat. Gruaja ka pas me ba rrezatim të brendshëm. Që pesë javë jam duke pritur. Në Klinikë po më thonë që aparatura ka defekt. Kam këqyr në Shkup, po kushtojke 4 mijë e 800 euro. Por unë nuk i kam renet me pagu atë shumë. Merrem me ndërtimtari,  nuk muj me trajtu gruan në Shkup, se këto çmime për mua janë të papërballueshme. Kam shku më kanë thanë prit dhe një javë, mos po ndreqet aparati,  por s’po më thirrin. Seancat për rrezatim i ka të caktuara. Çdo ditë që shtyhet dhe më keq bëhet. Gruaja çdo ditë po merr Trodona për dhimbje”, thotë ai.

Ai thotë se e tërë familja janë në panik, se mos po i ndodh diçka gruas, pasi që s’po mund ta bëjë rrezatimin. Por jo vetëm rrezatimi, M.A i dëshpëruar me këtë gjendje thotë se në Onkologji mungojnë dhe barnat dhe se çdo javë ai detyrohet të blejë terapi, me çmime tejet të larta. Madje thotë se që pesë vite, gruaja e tij vetëm një CT e ka bërë në Onkologji dhe se të gjitha janë detyruar t’i kryejnë privat, përkundër gjendjes së vështirë ekonomike që ka.

“Gruaja ka pas që dy javë me hy në rrezatim, por nuk ka hy. Gruaja është në panik, çdo ditë ka probleme, ka dhimbje, po baravatet me jetë. S’kam mundësi me pagu 5 mijë euro, veç me dal me vjedh diku, se s’mund t’i siguroj 5 mijë euro.  As privat nuk ka asi aparature në Kosovë, ka  vetëm Shkupi. Që pesë vjet vetëm një CT e kam bërë në të shtetit, të gjitha jam detyru me i kry privat, përkundër gjendjes së vështirë ekonomike që kam, më është dashur t’i siguroj të hollat, pasi që është në pyetje jeta e gruas sime”, thotë M.A.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E drejtori i Klinikës së Onkologjisë Arben Bislimi ka pohuar për “IndeksOnline”,  se kanë një problem me funksionimin e aparaturës së re, por se ky problem pritet të rregullohet së shpejti dhe që nga java që vjen pacientët do t’i nënshtrohen këtij rrezatimi.

ADVERTISEMENT

” Është fjala për Brahi- terapi, apo rrezatim i brendshëm. Në fakt nuk kemi prishje të aparaturës. Gjatë muajit dhjetor është montu, është rregullu një aparaturë e re tek ne CT Simulatori i ri, në shërbimin e radioterapisë. Dhe aty kemi pasur një periudhë kur jemi detyruar për shkak të këtij aparati,  një numër të pacientëve mos me i pranu. Pikërisht për shkak të kësaj rrethane. Sepse  operatori që e ka liferu këtë aparat, një pjesë e këtij CT Simulatori me aparatin e  Brahi-Terapisë, nuk përshtatet si duket dhe për atë  pacientët janë në pritje për këtë shërbim. Kjo pjesë është porosit nga ata, kjo nuk është në dorën tonë. Dhe se kjo pjesë sipas informatave që i kam, arrin të hënën dhe po besoj shumë që të martën ose të  mërkurën fillojmë me punë me këta pacient, aty ku kemi mbetur”, thotë Bislimi.

Ndërsa thotë se pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen këtij rrezatimi nuk kanë nevojë të shkojnë në Shkup, pasi që aparati së shpejtë do të jetë në funksion për pacientët.  Bislimi thotë se këto janë gjëra që ndodhin, kur bëhet fjalë për avansim të teknologjisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk ka nevojë ai me shku në Shkup as askund, sepse kjo punë kryhet te na. Është një procedurë të cilën Shqipëria nuk e bënë, ne e bëjmë. Këto gjëra ndodhin gjatë procedurave, kur avansohet shërbimi me teknologji. Kur nuk përshtaten nuk inkorporohen pjesët njëra me tjetrën. Por nuk është në dorën tonë. Operatorët e kanë përsipër në bazë të kontratës. Nuk ka prishje të aparatit, por mos përshtatja e kësaj pjese dhe nga e mërkura fillojmë aty ku kemi mbetur”, thekson Bislimi.

Sipas tij janë numër i  vogël i pacientëve që janë në Brahi-terapi dhe se ata menaxhohen lehtë në momentin që funksionon aparatura, pasi që nuk ka listë të pritjes për këto rrezatime./IndeksOnline/

Poste të ngjashme

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

05/05/2026, 16:23

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit...

Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

05/05/2026, 16:14

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është shënuar Dita e Shën Gjergjit përmes një aktiviteti simbolik dhe bashkues, në...

11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

05/05/2026, 15:38

Ambasada amerikane në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11...

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

05/05/2026, 15:37

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë...

Lushaku e konfirmon: Bashkëpunimi me Osmanin, temë e diskutimit pas pak në LDK

Lushaku e konfirmon: Bashkëpunimi me Osmanin, temë e diskutimit pas pak në LDK

05/05/2026, 15:34

Nga ora 16:00:  Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një takim me kryetarët degëve të kësaj partie. Gjatë kësaj...

Lajmi i fundit

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

05/05/2026, 16:23
Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

05/05/2026, 16:14
11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

05/05/2026, 15:38
Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

05/05/2026, 15:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv