Emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën pritet të zhvillojnë një takim në NATO.
Në njoftimin e NATO’s, bëhet e ditur se Escobar dhe Lajçak do të priten nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Emisarët pritet të zhvillojnë edhe një takim tjetër jozyrtar në Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Qëllimi i kësaj vizite nuk është bërë i ditur ende. /Reporteri.net/.







