Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në të cilën janë përfshirë dy vetura
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, të dielën e tetë janarit, si pasojë të etë cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se në aksident janë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.///Dugagjini







