Një hetim intensiv disa mujor i Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore ka rezultuar me identifikimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”, të cilët u zbuluan nga Policia dhe u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Kush janë katër të arrestuarit, një shtetase e Shqipërisë si e dyshuar kryesore dhe katër kosovarët e dyshuar?
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Marsita Jupën, 18-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, kurse të dyshuarit e tjerë janë GJ.Nrecaj, V.Demaj, B.Demaj dhe D.Rama, që janë lënë të lirë nga Prokurori i Shtetit.
Sipas burimeve nga Prokuroria, viktima e trafikimit është një 19-vjeçare, po ashtu shtetase e Shqipërisë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit.
Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.//Gazeta Sinjali







